Që të ndiqni këtë kurs vetëm duhet të regjistroheni kliko këtu për tu regjistruar


TË NDERUAR LEXUES!
Pranë këtij këndi, do të keni mundësinë të gjeni informacione reflektuese mbi edukimin dhe fuqizimin e vetes tuaj. Në fokus je TI ! Si burim motivimi për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për jetën tënde. Të gjitha programet dhe energjia e mrekullueshme pas tyre janë faktorë të nevojshëm, themelorë për sigurimin e një rrugëtimi të shëndetshëm në qendër të dinamikës psiko-edukuese.
Nëse kërkojmë kuptimin e fjalës ‘SUKSES’ do të gjejmë se nuk kemi të bëjmë vetëm me PASURI MATERIALE por në parim, vetëm me PËRMBUSHJE QËLLIMESH.
“Suksesi është përmbushja progresive e një qëllimi ose ideali” Earl Nightingale
I Dashur anëtar i ri në Iam Power, Urime dhe mirë se erdhe!
Jeta juaj nuk do të jetë më asnjëherë e njejtë! Pse ? Sepse ketu gjen vetveten,do të mësosh si të përmbushësh qëllimet dhe do të arrish rezultatet e kërkuara në atë që do të bësh.Baza e suksesit është jesh i përmbushur dhe të jesh vetvetja dhe nuk lidhet me përcaktimet që vendosin të tjerët…Kaq!
Ti e vendos. Ti e di qëllimin tënd, standardin tënd, dhe modelin tënd. Askush tjetër më mirë se ty nuk mund ta dijë.
Ndiqni 5 rregullat themelore për sukses personal:
- Gjithmonë jeni të hapur për të mësuar dhe ndryshuar.
- Kujdes nga cili mësoni dhe kush ju këshillon.
- Çdo gjë që shikoni si sukses, ka lindur nga një ide ( mendim) prandaj mendoni suksesin.
- Që gjërat të ndryshojnë në jetën tuaj, ju duhet të ndryshoni gjërat në jetën tuaj!
- Pasi të përfundoni mësimin do të hapet mësimi tjetër.
Shihemi në suksese!
Iam Power Liga e Madhështorëve