Mimoza dhe Avni Thaçi janë ndërmarrës nga Tetova, Republika e Maqedonisë së Veriut. Bizneset i drejtojnë si familje dhe janë ndërtuar në disa industri — nga tregtia e veshmbathjes deri te prodhimi i ujit mineral — me fokus në qëndrueshmëri dhe rritje afatgjatë.
Arsyeja pse u krijua IAM Power nuk është tregtare. Jeta na vendosi në sfida të thella, dhe dalja prej tyre erdhi kur na u shfaqën informata dhe struktura pune që zakonisht i zotëron elita botërore. Atë që mësuam në rrugë të gjatë dhe me kosto personale, vendosëm ta kthejmë në sistem dhe ta ndajmë me njerëzit.
Kjo është ajo që dallon IAM Power nga çdo tjetër platformë zhvillimi personal në hapësirën shqiptare: nuk është teori e importuar nga librat. Është përvojë e jetuar, e provuar në biznes real për mbi 35 vjet, dhe e strukturuar si metodologji që mund ta ndjekë dikush që fillon nga zero.
Me shumë përzemërsi,
Mimoza & Avni Thaçi