Konsultë private me Mimoza Thaqin.

Çfarë përfitoni nga konsulta:

  1. Ndihmë e paprecedentë në arritjen e potencialit tuaj më të plotë.
  2. Specializim në zhvillimin e biznesit, ritjen financiare, zhvillimin personal dhe shpirtëror si dhe harmoninë në bashkëshortësi dhe familje.

Fuqia e Mimoza Thaqit është Integriteti, Lojaliteti, Besueshmëria, Vetëbesimi, këto janë përbërësit që ju nevoiten për super sukses. 

Sipërmarrëse.
Mentore e  mrekullive.
Mentore e Mentorëve
Folëse profesionale-specialiste dhe mjeshtër për frymëzim.
Themeluse e Iam Power- Akademi për Vetëzhvillim dhe Sukses.
Autore dhe përkthyese e librave të saktë për Sukses!
Krijuese e Milionerëve.
Ndërtuese Jetësh.
Ajo nga e cila tmerohet Errësira.
Sjellëse e dritës.

Unë jam këtu për t’ju ndihmuar të fitoni në jetë dhe biznes.

UNË JAM FUQIA

Imagjinoni të jeni të mentoruar drejtpërdrejt, nga “Mentorja e Mentorëve”. Merrni sistemin hap pas hapi, të provuar të Mimozës dhe gjeneroni potencialisht një jetë të lumtur, një biznes të suksesshëm  dhe rigjeni veten tuaj që tia nisni nga e Para.

Nëse vërtet dëshironi të jeni student dhe në fund të zotëroni artin e prezencës, zërit dhe bindjes, ky është programi për ju.

Ju do të merrni një kurrikulë të plotë të përhershme që zbulon procesin lëvizje pas lëvizjeje të Mimozës për të hartuar sistemin tuaj të fitimit; paraqitni ofertat tuaja me besim; dhe mbyllni klientët e rinj në biznesin tuaj shpejt.

Duke marrë konsultat e drejtpërdrejta me Mimozën ju automatiksht Bashkoheni me klubin më të mirë në Shqipëri Iam Power, i cili do t’ju mbështesë dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni të përgjegjshëm për të ndërmarrë veprime dhe për të ndërtuar sistemet tuaja të biznesit. Merrni fuqinë për të krijuar produktet, shërbimet dhe rezervimet tuaja, edhe nëse sapo keni filluar në biznesin tuaj.

Siç paraqitet në:

Një herë që personi flet me mua, në ZOOM, jeta e tij merr kahjen pozitive, energjia e tij lidhet me energjnë e dritës, duke zbuluar gjithçka që ju ndalon dhe duke hequr këto mjegulla negative që të shikoni jetën nga një këndvështrim Prosperues. 

Unë mund t'ju ndihmoj për

Tejkalimin e Sfidave Jetësore!

Duke dhënë mësim nga përvoja personale e jetës, Mimoza Power i udhëzon njerëzit në zgjimin dhe jetesën nga potenciali më i lartë i natyrshëm brenda tyre. Nëpërmjet gjithë punës së saj, Mimoza ndan një thellësi të rrallë dashurie dhe pasioni të pakushtëzuar për jetën  dhe përkushtimin me të cilin ajo i qaset misionit të saj të iluminizmit global.

Regullimi i lidhjeve në Çift!

Nisur nga sfidat me të cilat u përball në marrëdhënien e saj martesore, Mimoza di saktë se si të tejkaloni çdo shqetësim, çdo mosmarrëveshje dhe çdo tentim divorci.

Ajo në këtë pikë është e përkushtuar të ndihmojë një familje nga kthetrat e pamëshirshme të jetës për të lënë fëmijët të vuajnë një jetë vetëm nga mospërgjegjlësitë e njerëzve të ritur.

Sukses në Biznes!

Sipërmarrësit nuk kanë nevojë të rrethohen me “yes men”. Ata kanë nevojë për trajnerë që do t’i mbajnë ata përgjegjës dhe do të zbulojnë të vërtetat e shëmtuara për fillimin e një biznesi. Mimoza Power është e specializuar të ju nxis  por edhe të jetë me ju një realiste eashpër, duke e shtyrë pronarin e biznesit në lartësi të reja që ndonjëherë janë të pakëndshme, por janë të nevojshme për të rritur dhe shkallëzuar biznesin.

Keni nevojë për këshilla?

Kontaktoni me ne në viber, watsup:

Kurset e Krijuara nga Mimoza Power

Një seri kursesh të dizajnuara për t’ju ndihmuar të specializoni aftësitë tuaja. Filloni një provë falas prej 30 ditëve, regjistrohuni për të vazhduar mësimin me ritmin tuaj dhe anuloni abonimin tuaj sa herë që dëshironi.

Çfarë tha Behgjet Pacolli për Mimoza Thaqin dhe Iam Power: 
Mimoza eshte nje person i jashtezakonshem, dhe jam shume i sigurte se ne kete ndermarresi te perbashket do tia dalim, harmonia eshte progres ne veprim, nese e duam synimin qe e kemi do te arrijme suksesin, gjithnje kur takohemi me ta dalim me te mire, me te ditur dhe me te lumtur.

Unë e përkrah iniciativën e Mimoza Thaqit dhe klubin e saj Iam Power, dhe kur ata kanë seminare unë e ndjej energjinë pozitive kur jam në Swis Diamond.

Sepse gjithnjë jam pro së mirës dhe ju them Mos Bashkejetoni me te keqen, kjo bashkjetese ju pushton shumë, ju ben jo te natyrshem, jo te kendshem, liroheni prej te keqes.

Behgjet Pacolli 

Shqipëtari Më i Pasur në Botë 

Dëshmitë e Anëtarëve

“ Une nga trajnimi nje me nje mesova: ta dua veten ti vëzhgoj mendimet e mia ti vëzhgoj ndjenjat e mia te kam kujdes çka foli te besoj edhe ma shume ne zot por sidomos kam kuptuar nuk ka lumturi pa Dashuri pa kushte, pa Toleranc dhe Shkeputje”. Isha shume e lidhur me njerz dhe me kete bote dhe pritshmerit e mia ishin shume te medha, mesova ta shijoj momentin e kuptova sa me rendesi eshte energjia dhe koha ime te jam shume mirenjohese zotit dhe ty Mimoza

M.SH. Gjermani

Nga trajnimi një në një me Mimozën, mësova si të përballem me varësinë që vajza ime kishte nga narkotikët, disa trajner të tjerë më kërkuan gati një pasuri të tërë ta jepja për të shëruar vajzën time, dhe unë do ta bëja po të mos më kishte ndaluar Mimoza, ajo më tha ske nevojë të shpenzosh gjithë atë pasuri, unë do të ndihmoj.  Dhe vërtetë më ndihmoi, se si e bën nuk e kuptoj por energjia e saj depërtonte thellë në zemrën time që të kuptoj çdo gjë që krijoi rethanat e tilla. Edhe një jetë nuk do të më mjaftoj të kthej Mimozës atë që bëri për mua.

A.B. SHBA

Pershendetje e dashura Mimoza.. mentorja e mrekullive ❤️😍😍
Une jam Merita Jashari dhe Dua te ndaj me ju pervojen time te fuqishme ne I am power.
Dua te tregoj se cfar I am power ka bërë për mua dhe dua te shpreh shum falenderime per punen, ndihmen e pa lodhur te z. Avniut gjat mentorimit 1 vjecar me mua. E kisha gadishmerim shum te lart per te mesuar dhe ndryshuar, sepse doja qe te dal sa me shpejt nga ajo vorbull ku isha rëne.
I AM POWER erdhii tek un para 1 viti , jetoja cdo dit pasojat e ankthit, askush nuk e dinte se jam ne kete gjendje, vetem un, cdo dit u mundohesha te ta mshef prej familjes, te fejuarit, nuk doja ta shqetsoj askend, por gjendja ime nuk ndryshonte aspak.
Kam qen ne nje vorbull shum te madhe te energjis negative, frikera te cmendura, frik nga 6 llojet e frikerave.
E kisha humbur busullen, e kisha humbur qetsin emocionale mendore dhe shpirterore.
Kisha shum pyetje ne koken time, dhe kisha frik nga keto pyetje, kush jam une? Pse jam ketu? Cili esht misioni im? Shume pyetje, dhe isha e flakt te dija keto pergjigje.
Nuk isha aspak e qet, nuk isha aspak e lumtur,nuk kisha aspak besim ne vete, nuk kisha besim aspak ne Zot, kisha shum dyshime ne mendjen time per cdo gje, sikur me thoshte dicka kush eshte Zoti, pse te besosh ne Zot, nuk me bente asgje te lumtur, jetoja kot pa arsye, e pa permbushur, e zbrasur, bosh.
Nuk e dija cfar me ben mua te lumtur, e kisha humbur fokusin komplet.. nuk e dija ku te fokusohem, thjesht e kisha harruar veten.
E kisha humbur veten, dashurin ndaj vetes.
Si fillim un fillova me Cd DJUJ ti degjoj cdo dit pa nderprer, keto cd jan dashuri, prei qe fillova te degjoi cd e 1 une menjeher fillova ta mar veten prei qe e kuptova se me behemi ajo qe mendojn wow me bëri nje click ne mendjen time, gjithcka ndryshoi per mua, pastaj fillova ne baza ditore te lexoj libra cdo dit, te lexoj librin mposhtja e djallit edhe aty e kuptova se cfar eshte frika, eshte nje liber jashtzakonisht i bukur, fillova te punoj fuqishem me mesimet ne I am power, qe jan mesime te jashtzakonshme, sot per mua ankthi eshte vetem nje memorie, sepse mesova se cfar eshte si e kam krijuar dhe si ta kaloj, vertet I am power per mua ka bere mrekulli, arrita te filloi te punoj me nje biznes te marketingut online, kam nje lidhje shum te mrekullueshme me te partnerin tim, arrita te ndryshoj cdo gje per nje kohe shum te shkurt . Jam vertet shum shum shum e lumtur, qe jeta ime po ndryshon cdo dit per të mirë, dhe nuk do te ndaloi asnjeher qe te rritem cdo me I AM POWER. Jam falenderuese pa fund Avniut dhe ty e dashura Mimoza, mentoret më të mirë në botë. Ju duaa shumm ❤️❤️

Merita Jashari

Si të ndihmon trajnimi një në një për Biznes?
Detyra  ime është të ju  shtyjë  në nivele të reja ndonjëherë të pakëndshme, ndërkohë që ju jap mbështetjen dhe inkurajimin për të pasur sukses.

Çfarë do të bëjmë:

  • Ju nxjer nga zonat e rehatisë
  • Ju mbajë përgjegjës për afatet që i keni caktuar vetes
  • Ndaj këshilla, truqe dhe mësime të vlefshme për jetën
  • Ofroj burimet e nevojshme dhe linqet ku ti gjeni financat  për të lëvizur biznesin me një ritëm të shpejtë
  • Ju Ndihmoj të tejkaloni pengesat dhe vështirësitë, i gjej ku janë bllokimet dhe ju ndihmoj ti largoni ato
  • Jap lëvdata kur arrihet një moment historik, duke ju dhënë një shtysë për të vazhduar dëshirën për të arritur më shumë qëllime
  • Identifikoj problemet e mundshme përpara kohe në mënyrë që ato të neutralizohen ose minimizohen.
  • Sigurohem që të gjitha objektivat janë të nxitura nga rritja, në mënyrë që të filloni të shikoni shpejt rezultatet
  • Ju observoj dhe e di çfarë bëni edhe kur nuk ju shikoj, e identifikoj saktë çfarë ju pengon dhe më shumë punoj energjitikisht se sa verbalisht!
Manifestoni mrekullitë!

Më lejoni të ju ndihmoj!

Unë nuk krijoj ndejkës, unë Krijoj Lider. Fuqia ime është e disajnuar të ju ndihmojë juve, me përulësinë e dashurisë që ndjej për ju!

Në seancat me mua do të ndiheni sikur flisni me shpirtin tuaj, fjalët dhe ngjarjet që ndani me mua i përkasin diskrecionit profesional dhe shpirtëror që unë posedoj.

Unë punoj para syve të Zotit dhe plani që karakterizon jetën dhe misionin tim është regulli Kosmik- Drejtësia Absolute e Zotit.

 

Libri im

   Përshëndetje qënia më e avancuar e qytetërimit Tokësor- NJERI. Mirë se erdhe në këtë webfaqe, pikërisht në këtë kapitull të rikthimit të fuqisë tënde.

   Pas shumë përplasjeve me më të fuqishmen krijesë që kam mundur të njoh, pas përballjeve të njëpasnjëshme me këtë krijesë, me këtë krijim nga e cila nuk ndahem dot  dhe nga e cila nuk iki dot dhe që 24/7 është me mua, kjo krijesë që njëherë më thotë se ti mundesh…e më vonë më thotë ti je e çmendur, që një herë më thotë ti je e mirë e më vonë më thotë ti je e keqe, njëherë më thotë çdo gjë që ke bërë e ke bërë për të mirë e më vonë më thotë sa budallaçkë që je pse gabove deri në këtë pikë, kjo krijesë e cila jeton…por ku jeton… jeton në trupin tim… jeton në mendjen time… jeton në zemrën time…

Trajnimet dhe Çertifikatat, e përfituara nga Mimoza Thaqi në SHBA, Angli, Europë!

Dëshironi që Mimoza të punojë drejtpërdrejt me ju për t’ju ndihmuar të krijoni biznesin, jetën, qetësinë dhe suksesin tuaj. Mimoza ka punuar me kompani, folës më të mirë, tregtarë, trajnerë, konsulentë dhe autorë për të markuar dhe përshpejtuar biznesin e tyre në kohë rekord. Ajo është Mentore e Mentorëve.

ARSIMIMI
[1991]
[FAKULTETI JURIDIK], [UNIVERSITETI I PRISHTINËS]
2010- Për herë të parë u regjistrua në klubin e zhvillimit personal Global Information Network

Nëntor 2007- “Profit Maximization Strategies in the 21st Century”Brian Tracy.Janar 2011, – Lundrimi për Lidership – Miami, Bahamas
Korrik 2011 – Trajnimi për master të shitjeve – Chicago
Janar 2012 – Lundrim lidershipi 2 – Miami, ishujt Kanarie
Mars 2012 – fundjava e ëndrrave – Las Vegas, SHBA
Shtator 2012 – trajnim për mjeshtrimin në shitje 2 Nice, France
Dhjetor 2013 -Shihemi në Majë – Francë
Çikago 2013- si të jem folësi më i mirë publik- Kevin Trudeau
Dhjetor 2014 – si të shpëtojmë nga kufizimet emocionale dhe të jetojmë të lumtur dhe të suksesshëm – Amsterdam, Hollandë
Janar 2016 – Certifikimi profesional i të folurit në publik – Houston Tx
Tetor 2016 – Trajnimi për Live Coach- Amsterdam, Hollanda
Janar 2017 -Çertifikimi i nivelit 6-aruba

Mars. 2017 Rruga drejt Suksesit, Behgjet Pacolli, Frankfurt

Nëntor 2018 Rruga Drejt Suksesit-Vasil Naçi-Tiranë

Prill 2019-Unleash the Power Within- Tony Robins-Londër

Nëntor 2019 Rruga Drejt Suksesit-Vasil Naçi-Tiranë

Aftësitë
“Nëse nuk keni një ëndërr, ju keni vdekur dhe unë u ula dhe i thashë vetes dhe kjo vajzë do të shkojë mirë ‘sepse ajo e di se për çfarë po flet’. Shihni njerëz besoj se për të fituar ju duhet të ndiheni mirë me veten.”

EKSPERIENCA

[1994] – [1995]
[nëpunës shitjesh], [ARBI-PARFUME STORE-TETOVO]
[1995] – [1996]
[Sekretare], [SHEMSI COMPANY-TETOVO]
[1996] – [1999]
[drejtor], [DRITA- BOOKSTORE]
Fillova biznesin tim të parë privat së bashku me Bashkeshortin tim Avni Thaqi. E cila më vonë u ridizenjua në librarinë Dielli, emri i djalit tonë i cili lindi në vitin 1998.
[1999] – [2002]
[drejtor], [ALBANET- CAFE INTERNET]
Në vitin 1999 ne filluam biznesin tonë të radhës, kafene në internet në tetovë, albanet. Albanet ishte një nga kafetë e para në internet në Tetovë, kështu që nga dita e parë ky biznes u tregua i suksesshëm. Në atë kohë për shkak të trazirave në rajonin e Ballkanit, forcat gjermane paqeruajtëse dhe nato u vendosën në Maqedoni. Në kampet e krijuara nga këto forca, së bashku me bashkeshortin tim Avni Thaqi, zhvilluan biznesin tonë, duke lidhur një nga kontratat tona më të rëndësishme të karrierës si një bashkëpunim me të huajt, në këtë rast një marrëveshje bashkëpunimi me Nato dhe forcat gjermane paqeruajtëse në Maqedoni. Kontrata përfshinte bashkëpunimin për shërbimet dhe produktet e albanisë që në atë kohë nato solli në Maqedoni për nevojat e kampit të tyre. Në 2002, dy vjet që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, hyrja në internet u ndryshua dhe albanet tani ishte një biznes “i tretur”. Ishte koha për diçka më kurioze, diçka më sfiduese. Në vitin 2004, dielli dhe yjet – u krijua dyqani familjar – dyqan i dorës së dytë

 [2004] – [aktuale]
[drejtor], [SUN AND STARS DOO]

[dyqan i dorës së dytë, rroba dhe këpucë nga Mbretëria e Danimarkës.]
Qëllimi im kësaj here ishte krijimi i dyqanit më të suksesshëm të përdorimit të dorës së dytë në Maqedoni, dhe kjo ishte ëndrra e realizuar për mua avni dhe familjen time. Dielli dhe yjet deri në vrapimin e këtyre ditëve edhe ishte kaq sfiduese të vazhdoje këtë biznes për shkak të shtypjes së forcave të korruptuara politike, kishte kaq shumë raste kur donim të shisnim gjithçka dhe të shkonim në ndonjë vend ku do të kishte ligje normale për drejtimin e një biznesi . Por dashuria për vendin tonë dhe ëndrra për ta lënë këtë vend më mirë sesa gjetëm, vazhduam me sfidat tona, madje kështu që dëshironim të investonim diçka tjetër dhe hapi ynë tjetër ishte ideja për të gjetur ujin më të mirë dhe për të hapur një fabrikë uji, gjetëm uji më i mirë në malin shar dhe fillova të mbledh dokumentacionin për këtë biznes që ishte sfida më e madhe deri në këto ditë, ndërsa sfidat ishin aq të mëdha sa nuk mund t’i përballonim me arsimimin që kishim, kështu që fillova të pyes veten se çfarë kanë bërë burri dhe gruaja më e suksesshme në këtë planet, dhe hapi i parë ishte të shkoja dhe të kërkoja njohuri në SHBA, unë u regjistrova në një klub për zhvillimin personal të rrjetit global të informacionit në SHBA, ku zbulova se sfida e vetme isha unë, dhe ii duhej të kapërceja dhe merr 100% përgjegjësi për gjithçka që po më ndodh. Kështu që nga viti 2010 e deri më sot nuk ndalem së mësuari dhe të rriturit nga brenda, gjë që më ndihmoi mua dhe më shumë desha të ndihmoj të tjerët dhe vendosa iam-power (klub online për zhvillim personal)