Iam Power since 2014

Mirë se erdhe në Iam Power
Hero
Një hapësirë ku ti rindërton veten dhe rezultatet

Iam Power është proces praktik, i qartë dhe i matshëm. Punojmë me mendjen, emocionet, marrëdhëniet dhe strategjinë personale, që të kesh stabilitet të brendshëm dhe veprim të drejtë në jetë.

Mindset & qetësi emocionale

Ushtrime të përditshme, struktura mendore dhe fokus që të mos shpërndahesh.

Marrëdhënie dhe komunikim

Rregulla të thjeshta që e ulin konfliktin dhe e rrisin lidhjen në çift dhe familje.

Biznes dhe disiplinë

Plan veprimi, rutinë, përmbajtje dhe vendime të qarta që sjellin rezultat.

Kush jemi

Iam Power është një organizatë private, vetëm për anëtarë, me shtrirje ndërkombëtare, e themeluar në vitin 2014 me hapjen e parë në Tiranë. Ajo është ndërtuar mbi parimin se suksesi i qëndrueshëm vjen nga një mendësi e qartë, marrëdhënie të shëndetshme dhe veprim i disiplinuar. Përmes një sistemi të strukturuar që lidh zhvillimin personal me biznesin dhe jetën reale, Iam Power mbështet individë që synojnë pavarësi financiare, mirëqenie emocionale dhe rritje afatgjatë, pa motivim të përkohshëm dhe pa zhurmë të panevojshme.

Pyetje të shpeshta

Këtu ke përgjigjet më të zakonshme. Nëse ke pyetje tjetër, na shkruaj te Kontakti.

Jo. Programet janë të ndërtuara edhe për fillestarë. Ti e nis me hapa të qartë dhe ecën gradualisht.
Zakonisht 15–30 minuta mjaftojnë. E rëndësishme është rregullsia, jo perfeksioni.
Jo. Iam Power punon me mendjen, emocionet dhe marrëdhëniet, pastaj e lidh këtë me veprim dhe disiplinë.
Regjistrohesh te “Anëtarësohu”, ndjek hapat e pagesës dhe merr akses automatik në programin tënd.
Po. Programet janë të përshtatura për mobile dhe desktop. Mund t’i ndjekësh kudo, në kohën tënde.
Mund të na shkruash te faqja “Kontakt”. Në varësi të programit, ke edhe udhëzime dhe mbështetje në komunitet.

Nëse je këtu, ndoshta ke provuar tashmë gjithçka.

Ke lexuar. Ke ndjekur trajnime. Ke punuar fort me veten. Por prapë ndjen se diçka nuk po lidhet.

Kjo faqe flet pikërisht për atë boshllëk. Jo me premtime të mëdha, por me një rrugë reale:

qartësi, pastrim, drejtim dhe veprim.

Kur mendja lodhet

Kur je i/e zgjuar, por i/e shpërndarë. Kur mendon shumë, por nuk ndihesh i qetë brenda vetes.

Kur zemra mbyllet

Kur ke kaluar shumë dhe nuk beson më lehtë as njerëzve, as rrugës sate.

Kur jeta ngec

Kur e ndjen se je gati për një version tjetër të vetes, por mungon një sistem që të çon deri aty.

Dy rrugë. Një qëllim: të ndryshosh realisht.

Zgjidh sipas nivelit të gatishmërisë sate. Nëse do themele të forta, nis me Masterclass.

Nëse je gati për “shkëputje” dhe ndryshim identiteti, hyr në Retritin 3-jor.

Këtu fillon rruga jote e re

Zgjidh programin që të thërret

Më poshtë gjenden disa nga trajnimet dhe kurset që përfshihen në IAM POWER.
Secili program është ndërtuar si pjesë e një rruge më të madhe transformimi dhe shërben si themel për qartësi, rritje personale dhe drejtim të qëndrueshëm.

Këto nuk janë kurse të izoluara.
Janë pjesë e një sistemi të menduar për ndryshim real.

Kur je gati, rruga hapet.
Disa nga dëshmitë dhe momentet e transformimit
Dëshmi 1

Dëshmi nga Masterclass

★★★★★ 5/5
Kam ardhur në Danimarkë si shumë emigrantë të tjerë, duke punuar punë pastrimi. Nuk kisha kapital, nuk kisha rrjet, nuk kisha siguri. Kisha vetëm nevojën për të ecur përpara. Në atë kohë u njoha me Iam Power. Nuk kam pasur gjithmonë para për të paguar kurset. Ka pasur momente kur realisht nuk dija si do t’ia bëja. Por unë mësova. Dëgjova. U futa në proces edhe kur ishte e vështirë. Ajo që mora nuk ishte thjesht informacion. Ishte mënyra si të mendoj, si të organizoj veten, si të marr vendime pa panik dhe pa frikë. Sot kam kompaninë time në Danimarkë dhe puna ka ardhur në atë pikë sa shpesh them: “Nuk e di çfarë bëni ju të tjerët, por unë nuk di çfarë të bëj më parë nga punët që më vijnë.” Sh. T – Danimarkë
Sh. T. – Danimarkë
Dëshmi 2

Dëshmi nga procesi

★★★★★ 5/5
Është e mahnitshme të shohësh fuqinë transformuese që ofron Paketa 1! Me pjesëmarrjen dy herë në javë në webinare live me mentoren Mimoza Thaçi dhe grupin mbështetës, puna është konkrete dhe e drejtpërdrejtë. Ky është shumë më shumë sesa një trajnim – është një portë drejt shërimit, rritjes dhe suksesit personal. Leonora Beqa – Francë
Leonora Beqa – Francë
Dëshmi 3

Dëshmi

★★★★★ 5/5
Çdo trajnim është një thesar në këtë akademi dhe Paketa 1 është vërtet multidimensionale. Falë seminarit në Tiranë, unë sot po ec me siguri drejt biznesit tim të ri, të lidhur me teknologjinë. Angjelina Qokaj – Italy
Angjelina Okaj – Italy

Anëtarësimi në Iam Power

Iam Power është një komunitet privat, vetëm për anëtarë, i krijuar për individë që kanë një dëshirë të qartë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe standardin e tyre personal dhe profesional.

Anëtarët e Iam Power janë njerëz me mendësi të përbashkët, të orientuar drejt rritjes, lirisë personale dhe ndërtimit të një jete të qëndrueshme. Ata vijnë nga fusha të ndryshme të biznesit, shoqërisë dhe ekonomisë, por ndajnë të njëjtin qëllim: qartësi mendore, stabilitet emocional dhe sukses të ndërtuar mbi parime të forta.

Iam Power ofron një hapësirë të sigurt ku anëtarët ndërtojnë marrëdhënie afatgjata, të dobishme dhe të ndershme, duke mbështetur njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve personale, profesionale dhe jetësore. Këto lidhje krijojnë mundësi që nuk do të ishin të arritshme në mënyrë individuale.

Anëtarësimi në Iam Power nuk është publik dhe lista e anëtarëve mbetet konfidenciale.
Iam Power Members

Për kë është Iam Power

Iam Power është për individë që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për jetën e tyre dhe të ndërtojnë rezultate reale, jo të përkohshme.

  • kërkojnë pavarësi financiare dhe liri personale
  • duan të zhvillojnë mendësinë, inteligjencën emocionale dhe vetëdijen
  • vlerësojnë marrëdhëniet e shëndetshme dhe bashkëpunimin afatgjatë
  • janë të hapur ndaj mentorimit, shkëmbimit të njohurive dhe përvojës
  • synojnë sukses në biznes, shëndet të mirë dhe mirëqenie të brendshme

Iam Power nuk është për këdo. Është për njerëz që kërkojnë rritje të vërtetë, lidhje me vlerë dhe një sistem që i ndihmon të marrin drejtimin e jetës së tyre në mënyrë të vetëdijshme.

Mimoza Thaçi

ABOUT ME • MIMOZA THAQI

Architect of Inner Reality
Kur je gati për nivel tjetër, e di.

I am Power nuk është ndërtuar si trajnim motivues. Është ndërtuar si arkitekturë e jetuar, për njerëz që kërkojnë qartësi reale, stabilitet të brendshëm dhe drejtim të qëndrueshëm.

Unë jam Mimoza Thaçi. Me mbi 30 vite përvojë në biznes, 15 vite studime të avancuara në vetëdije dhe transformim personal në SHBA, dhe diploma profesionale të marra për këtë fushë, puna ime bazohet në përvojë të jetuar, jo në teori të shkëputura nga realiteti.

Jam formuar dhe mentoruar nga Kevin Trudeau, ish-anëtar i Shoqërisë Elitare Brotherhood dhe nga Edd Mills anëtar i Freemasonëve në shkallën 33, një nga zërat që trajton transformimin jo si koncept, por si proces të disiplinuar dhe të matshëm. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si e kam ndërtuar këtë sistem: i qartë, i strukturuar dhe i aplikueshëm në jetën reale.

Trajnimet e mia nuk funksionojnë pas modeleve standarde. Ato janë dizajnuar për njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi për arkitekturën e jetës së tyre, të ndërpresin ciklet e vjetra dhe të ndërtojnë nga një identitet më i lartë.

Kjo hapësirë VIP nuk është për këdo. Është për ata që e dinë se fuqia nuk krijohet nga jashtë, por rikujtohet nga brenda dhe strukturohet me vetëdije.

Unë nuk të jap udhëzime të gatshme. Të ndihmoj të vendosesh saktë në qendrën tënde.

TRAJNIM ELITAR

Trajner Motivues Jetësor & Trajnim i të Folurit në Publik Akademia IAM POWER

Ky trajnim nuk është krijuar për të mësuar teknika të shpejta të të folurit. Është ndërtuar për të formuar prani, qartësi mendore dhe autoritet të brendshëm tek ata që duan të udhëheqin njerëz përmes fjalës dhe shembullit.

Programi është rezultat i viteve të studimit dhe praktikës ndërkombëtare në SHBA, Angli dhe Europë, i ndërtuar mbi përvojë reale në biznes, zhvillim personal dhe transformim njerëzor. Çdo modul është i strukturuar që fjala jote të mos jetë vetëm e bukur, por e saktë, e ndjerë dhe me ndikim.

Ky trajnim është për ty nëse:
  • dëshiron të punosh si trajner jetësor me integritet dhe strukturë
  • do të flasësh në publik me qetësi, besim dhe ndikim real
  • synon të udhëheqësh seminare, trajnime dhe grupe me përgjegjësi
  • kërkon formim profesional, jo motivim të përkohshëm
Gjatë trajnimit zhvillon aftësinë për të:
  • ndërtuar mesazhe që prekin mendjen dhe zemrën
  • komunikuar me qartësi, autoritet dhe empati
  • menaxhuar energjinë e audiencës dhe të vetes
  • strukturuar fjalimin, prezantimin dhe procesin transformues
  • pozicionuar veten si Trajner Jetësor i Certifikuar IAM Power

Ky nuk është trajnim masiv. Pranimi bëhet me përzgjedhje, për të ruajtur nivelin dhe mentorimin personal.

Regjistrohu si Trajner
Mimoza Thaçi

Price Based Country test mode enabled for testing Germany. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari