Skip to content
Iampower.al
  • Ballina
  • Main Shop
  • Të gjitha kurset
  • Eventet
  • Për ne
  • Kontakt
  • Trajnerët Motivues
  • Kyçu
  • Regjistrohu
Iampower.al
  • Ballina
  • Main Shop
  • Të gjitha kurset
  • Eventet
  • Për ne
  • Kontakt
  • Trajnerët Motivues
  • Kyçu
  • Regjistrohu
NDIQ ONLINE
Për Eventin
Info Bazike
Ndiq Online
Testimoniale(23)
Për Eventin

Si ta di se kjo puntori është për mua?

Kush duhet të marrë pjesë në këtë puntori

Ju sugjeroj të uleni, të relaksoheni dhe të lexoni pjesën tjetër të këtij shkrimi tani (përndryshe kur të shihni arritjet e pjesmarrësve të tjerë do të urreni veten pse nuk morrët pjesë!)

Nëse biznesi juaj shkon dita ditës poshtë

P

o përdorni “Ligjin e Tërheqjes” gabimisht! 20% e Bizneseve dështojnë që në vitin e parë, 50% shkojnë mbrapsht pas pesë viteve, dhe vetëm 33% e mbajnë të gjallë dhe të suksesshëm për 10 vite +.

Ka diçka në mendësinë tuaj që shkon gabim. Ejani në seminar dhe riktheni veten në vendin ku ishit kur filluat, dhe mësoni jo vetëm si të mbani biznesin tuaj të gjallë, por ta bëni atë më të suksesshëm se kurrë më parë!

Nëse fajsoni punëtorët tuaj

N

jë Lider i vërtetë ka mentalitet fitimtari!
Fajësuesit në biznes mund të duken të padëmshëm në sipërfaqe, por efektet e kësaj shprehie janë shumë të mëdha. Fajësuesit mund të krijojnë tension, mosbesim dhe negativitet, duke çuar kompaninë në performancë të dobët individuale dhe ekipore.

Nëse në ambientin e punës ju drejtoni gishtin tek të gjithë puntorët, ju duhet urgjentisht të aplikoni për të marrë pjesë në këtë seminar!

Nëse jeni i punësuar në një kompani private apo Institucion Shtetëror

D

he ëndrra juaj është të bëheni i pari. Çfarë do qoftë promovimi i ëndrrave të juaja : Drejtor, CEO, COO, Menaxher , Ministër, President, Kryeministër… Ne do të ju mësojmë si të ngjiteni në shkallët e suksesit.

Metoda e  garantuar të funksjonojë 100% të rasteve. 

Ky seminar është për ju.

Nëse ndjeheni të kërcënuar nga konkurenca, pushteti!

M

endoni se smund tia dilni? Ejani dhe mësoni si të përballeni me konkurencën, pushtetarët, burokartët dhe ata që mendoni se janë mbi ju. Mësoni se si të bëni para pa u bërë keq të tjerëve!

Kjo fundjavë do të jetë fillimi i jetës suaj të re dhe suksesit masiv.

Nëse keni marrë pjesë në seminare tjera motivuese dhe asgjë nuk ndryshoi

R

eceta e suksesit ka përbërës që juve nuk ju jepen! Të afrojnë deri te seminari, libri apo biznesi i tyre por nuk ju tregon saktë çfarë bën që është i suksesshëm.

Përkundrazi,  I am Power krijon lider, mjeshtër të çdo profesioni e jo klasë puntore të bindur dhe të limituar.

Ndoshta ju do ta zbuloni me kohë, por koha është e çmuar ta humbisni tani!

Imagjinoni kur ta dini këtë sekret sa do të riten shitjet tuaja!

Ti nuk rrezikon asgjë. Kjo puntori nuk e ka çmimin e vërtetë sa duhet të jetë!

Në vend se të investosh edhe ti dhjetë vite për të gjetur formulat e sakta si unë, investo dy ditë dhe merr udhëzuesin e saktë!

Si mund të aplikoni?

Është e lehtë! Klikoni në butonin “Apliko për biletat EARLY BIRD” dhe shkruani informacionet e juaja. 

Gjithashtu mund të rezervoni biletë duke kontaktuar numrin:  +389 76 226 153

Apliko për biletën Early Bird dhe kurse SA MË SHPEJTË

Pas gjithë kësaj që lexova, si ta di se kjo puntori është për mua?

Prit pak, ndoshta ti ke tani një ndjenjë të barkut se duhet të jesh në këtë seminar, pa marrë parasysh se çfarë duhet të bësh. Sepse e ndjen dhe e din në brendinë tënde se këtu ka diçka që më duhet mua ta për biznesin tim apo idenë time.

Sepse këta dy njerëz kanë arritur atë që e flasin, dhe tani kërkojnë njerëz të tjerë me të cilët ndoshta mund të krijojnë një ekip të ëndërrave ose të realizojnë shumë më shpejtë këtë dituri që është kaq e vlefshme.

Po dijeni se ajo që do të ju themi nuk do të ju duket edhe aq e bukur sepse do të jua themi në fytyrë atë që e shohim se nuk shkon tek ju, dhe nëse jeni nga ata që e duroni këtë ejani nëse jo: mos ejani.

Më mirë qëndroni në shtëpi me telekomandën e TV që Të Telekomandon çfarë të mendojsh në Jetë. Qëndro edhe një vit në gjendjen pezull, përderisa i sheh shokët tu si arrijnë dhe i thua vetes pse jo unë?

Mund që gjithçka të duket si ëndërr e pamundur tani për ju

Por kjo është padyshim vetëm brenda kuptimit tuaj!  Do t’ju prezantojmë me një biznes për të cilin do të krenoheni. Më e rëndësishmja, mund t’ju premtojmë se kur të ktheheni në shtëpi të Dielën, do të ndjeheni si një person tjetër.

Po ja e zëmë se vij, çfarë do të mësoj unë?

Kuptoni më shumë për Temat që do të shqyrtohen

Prej A deri ZH si të hapni biznesin tuaj dhe ku të gjeni financat.

Të merrni pjesë në këtë punëtori është e PAREZISTUESHME! Udhërëfyes si të hapni biznes, a jeni për biznes apo e shpenzoni kohën kot?
Linqet e vendeve ku mund të gjeni para falas!
Zbuloni kush do të financojë ëndërrën tuaj.
Pasi askush sdo ta dijë se ti ke marrë pjesë në këtë seminar, ngase nuk i bëjmë publike fotot apo videot, do të jeni të qetë nga vjedhësit e ëndërrave që ju ngacmojnë me mendime negative.

Si ta përdorni frikën nga dështimi për të krijuar fitore.

Mendoni se smund t’ja dilni? Të kanë mbjellur fara të frikës nga dështimi sistemi edukativ dhe të afërmit?
Në këtë puntori ju do të mësoni se si të mposhtni limitimet dhe të arrini potencialin tuaj më të madh!

Formula 6 mujorëshe se si të mbushni xhepat me aq shumë para sa nuk keni pasur ndonjëherë!

Për të zgjeruar biznesin tuaj, për të bërë realitet Biznes-idenë tuaj, për tu promovuar deri në majën e kompanisë, është e garantuar nëse e bëni çdo detaj sipas formulës!
Nuk duhet tejkaluar asnjë hap i formulës.
Merrni recetën e saktë dhe mos gjeni justifikime!

Si ti bëni ekipën tuaj të jetë më entuziaste se kurrë!

Një lider i mirë, krijon liderë të tjerë! Mësoni si të bëni njerëzit që punojnë me ty entuziastë, liderë, dhe të ju sjellin shitje pafund.
Lëre perfeksionizmin tënd dhe do të shohësh se sa kohë ke humbur duke u marrë me gjëra të pavlefshme!

Si të tejkaloni çdo konkurencë dhe si të mbroheni nga burokratët.

Nëse ju doni të bëni kompaninë tuaj gjigande, në këtë udhëtim do të përballeni me lloj lloj njerëzish dhe shumë vështirësi!
Është shumë lehtë të ngjiteni në majë duke bërë keq, po ne do të ju mësojmë se si të ngjiteni DUKE NDIHMUAR TË TJERËT!
Kujdes : ne do të jemi 100% të sinqertë me ju. Pregaditu të të godasim me gjithçka që po bën gabim!

Si të lulëzojë biznesi juaj gjithmonë!

Për të mbrojtur një biznes të ri ose të krijuar, është e nevojshme të kuptohet se çfarë mund të çojë në dështimin e biznesit dhe se si çdo pengesë mund të menaxhohet ose shmanget krejtësisht.
Arsyet më të zakonshme që bizneset e vogla dështojnë përfshijnë mungesën e kapitalit ose financimit, mbajtjen e një ekipi menaxhues joadekuat, një infrastrukturë ose model biznesi të gabuar dhe iniciativa të pasuksesshme marketingu.

Fundjava e Ëndrrave tuaja do të bëj një ndryshim FANTASTIK në kualitetin e jetës tuaj.

Atë që askush nuk jua thotë do të jua themi ne!

Atë që të gjithë e mbajnë për vete ne e ndajmë me të tjerët!

Atë që e dijnë njerëzit më të fuqishëm në Planet ne do ta ndajmë me JU.

Si ju do ta përdorni do të varet nga hapat që do të ndërmerrni kur ti dini këto informacione.

Apliko për biletën EARLY BIRD

Info Bazike

Informacionet fundamentale

Çmimet EARLY BIRD

Çmimi për ta ndjekur online këtë trajnim është 97€ 

Kohëzgjatja e Trajnimit

Trajnimi përmban 2 video-trajnime të filmuara nga aplikacioni Zoom Meetings dhe zgjat rreth 12 orë intenzive.

Ku mund ta ndjekni trajnimin?

Nëpërmjet aplikacionit I am Power ose nëpërmjet web-faqes iampower.al

Si mund të aplikoni?

Klikoni në butonin “Apliko për të ndjekur kursin online” dhe shkruani informacionet e juaja. Ne do të ju kontaktojmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ti nuk rrezikon asgjë. Ky trajnim nuk e ka çmimin e vërtetë sa duhet të jetë!

Në vend se të investosh edhe ti dhjetë vite për të gjetur formulat e sakta si unë, investo dy ditë dhe merr udhëzuesin e saktë!

Apliko për të ndjekur trajnimin online
Ndiq Online

Biletë për JO-antarë në I am Power – 197€❌ 167€✅

Testimoniale(23)

“Si të prezentojmë idenë tonë ndaj personave që mund të investojnë në idenë tonë. Seminar që më tronditi krejt nga Zona e Konforit. Më bëri që të ris pa frikë ëndërrën time dhe të besoj se mund të arrij. Ishte një eksplodim mendje dhe më riti besimin për të gjetur mundësitë reale që kam për të gjetur financat. Më bëri të dal nga zona e mësimit dhe të veproj. Pa veprim, karakter, dhe diciplinë ti asnjëherë sdo të arrish.”
Anonim
“Si të tejkaloj stresin në biznes, si të tejkaloj vështirësitë, si të përllogaris ku humbas kohën time! Si të krijoj produktin me vlerë. Si të jemë i sinqert, të kem integritet dhe të jem mirënjohës. Ku janë investitorët dhe paratë. Mijëra ide për biznes edhe pse na tha Mimoza se do ju jap vetëm 1 ide, ajo dha shumë më shumë se prita!”
Anonim
“Në këtë Seminar mësuam artin e komunikimit, si të hapim biznesin dhe si të bëjmë prezentimin e idesë sonë te investitorët. Për tu përballur me frikën e refuzimit dhe çfarë na nevoitet, na u mësua pikat e fondeve që as idenë më të vogël nuk e kishim patur se ata ekzistojnë. Sot kemi kaluar një ditë të bukur dhe shumë frymëzuese. Kemi dëgjuar rrugëtimin e Mimozës he Avniut drejt suksesit. Ju faleminderit shumë për sinqeritetin tuaj në prezentimin e arritjeve tuaja.”
Anonim
Jam shumë e kënaqur dhe e entuziasmuar që nga takimet që kam marrë pjesë herë pas here. Moza më ka frymëzuar që nga muaji Korrik nga seminari i Prishtinës. Entuziazmi im për gjithë këtë filozofi ka sjellë edhe shoqet e mia këtu me mua. Jam gjithmonë entuziaste dhe e kënaqur. Çfarëdo që kam marrë nga këto seminare ka qenë pozitive.
Estela Koçi
Juriste
Jam nga Mirdita, për momentin jetoj në Gjermani dhe kam ardhur sot këtu me babin. Ka 2 vite që jam pjesë e I am Power. Fillimisht ju falemnderoj shumë dhe jam shumë e lumtur sepse sa kam filluar të zbuloj veten time dhe ta njoh akoma më shumë. Atë që ju e transmetoni tek ne është diçka që nuk përshkruhet dhe ndjehem sinqerisht shumë e emocionuar sepse është hera e parë që marr pjesë në seminar live. Do e mbaj mend gjithë jetën dhe jam e bindur se unë do i arrij qëllimet e mia.
Eglantina Prenga
Infermiere
“Nga seminari kam mësuar gjëra të rëndësishme që do më ndjekin në çdo hap të jetës, dhe kjo është kryesorja. Por ajo që më ka lënë përshtypje është fuqia për të ëndërruar dhe për ti bërë realitet ato. Dhe hapat që mësuam sot patjetër se do të jenë udhërrëfyes. Jam jasht mase e lumtur që isha pjesmarrëse në këtë seminar të Iam Power dhe shumë falenderime.”
Anonim
“Seminari ishte shumë i mirë dhe ndryshe nga të tjerët që kemi mbajtur, ishte më konkret nga aspekti i informacionit drejt suksesit dhe si të arrijmë atë. Hera e pare që në një seminar i dëgjon gjithë infot si të hapësh biznes nga A në Zh. Tani më mbetet vetëm ti bëj ATA HAPA.”
Anonim
“Seminar shumë frytëdhënës pa diskutim, kishte informacion shumë. Pjesa e fundit personalisht mu duk më interesante. Pasi mendja haron pres me padurim audiot. Falemidnertit Shihemi ne suksese.”
Anonim
Kam ardhur këtu pasi kam kaluar kancerin e gjirit. Fillimisht më ka motivuar vajza ime që të meditoj, më ka thënë që meditimi të shëron. Nëpërmjet videove me afirmime dhe meditime të Mimozës, jam njoftuar me klubin dhe seminaret. Jam shumë mirënjohëse që vendosa më në fund të vij sot këtu në këtë seminar.
Djana Merja
Arsyeja që jam këtu është ajo që kur Mimozën e ke përball, ose kur ti je fizikisht pranë saj, ajo të përçon një energji shumë pozitive të cilën se gjen dot diku tjetër. Faleminderit Mimoza.
Liljana Çitozi
Jam shumë e lumtur që jam pjesë e I am Power dhe Mimozës i falemnderohem shumë, sepse ka bërë një ndryshim shumë të bukur në jetën time dhe jam shumë e lumtur që jam këtu. Kisha një thirrje të brëndshme, nuk di ta shpjegoj. Po ajo thirrje e brëndshme më solli mua në këtë dritë, dashuri e mrekulli këtu.
Anila Miraka
Anëtare e nivelit të 2

Bashkohu me 7452 Student të Lumtur Sot!

Sekreti tani është zbuluar! Asnjë person në dhjetë mijë nuk di për këtë strategji që ndryshon jetën. Dhe ata që bëjnë nuk po tregojnë. Mimoza Thaqi deklaron: “Mjaft me këtë! Unë po flas!”

Privacy Policy EN EN MK | Брза и безбедна испорака | Terms & Conditions EN | Privatësia dhe e Drejta Ligjore | Privacy Policy EN | Delivery Information EN

Copyright © 2023 Iampower.al