Në mbrëmjen e Solsticit Dimëror, 21 Dhjetor 2025
unë, Mimoza Thaçi,
DO TË MANIFESTOJ PËR TY!
DHE NUK KA RËNDËSI ÇFARË ËSHTË, SA KOHË QË ËSHTË PËR TË MIRËN TËNDE.

pa asnjë reklamë të madhe!
E REZERVUAR!
Ngjarja më e fuqishme e manifestimit të dimrit do të ndodhë më
21 Dhjetor 2025.
Ti do të fillosh menjëherë të marrësh lëvizje reale drejt asaj që dëshiron.
Unë do të mbaj për ty një fushë shumë të fortë manifestimi që lidhet me dëshirën tënde kryesore.
Person specifik, Para të papritura, Punë e re,
Shtëpia e ëndrrave, Sukses në karrierë, Shëndet dhe vitalitet, Propozim martese…
++PLUS++ Me donacionin tënd do të përfitosh qasje 1 VIT në MASTERCLASS Iam Power
dhe videot e plota të seminarit “Nga Zero në A-Hero – Tiranë”,
ku ndodhet një ndër metodat më të fuqishme të manifestimit që kam mësuar ndonjëherë.
Kjo video të shpjegon energjinë, qëllimin dhe procesin e kësaj nate të veçantë.
UNË DO TË MANIFESTOJ PËR TY
Gjatë kësaj nate do të përjetosh energji dhe vibracion përtej çdo gjëje që ke provuar më parë.
Shumë shpejt mund të fillosh të shohësh ndryshime të prekshme në marrëdhëniet, financat,
shëndetin ose misionin tënd personal – aty ku zgjedh të fokusohesh.
ÇFARË PËRFITON ME DONACIONIN 98€
EVENTI I SOLSTICIT DIMËROR
- Orë të plota alkimie LIVE në natën më të fuqishme të dimrit.
- Ritual i veçantë manifestimi i krijuar posaçërisht për këtë datë.
- Meditim i thellë drejt dëshirës tënde kryesore.
- Mbështetje energjetike direkte nga unë, Mimoza Thaçi.
1 VIT MASTERCLASS IAM POWER
- Qasje në trajnime, ushtrime dhe rituale gjatë gjithë vitit.
- Mbështetje ditore nga komuniteti dhe udhëheqja ime.
- Rritje e qëndrueshme në vetëbesim, energji dhe manifestim.
VIDEOT “NGA ZERO NË A-HERO – TIRANË”
- Regjistrimet e plota të seminarit të madh në Tiranë.
- Metoda shumë e fuqishme e manifestimit që kemi përdorur atje.
- Mund t’i shikosh sa herë të duash gjatë vitit.
Je gati të lejosh që të manifestoj për ty?
Donacion minimal për këtë natë: 98€
Mund ta blesh menjëherë vendin tënd përmes butonit të mëposhtëm,
ose të regjistrohesh nëpërmjet formularit për të marrë udhëzime të detajuara
mbi pagesën, Zoom-in dhe aktivizimin e bonusëve.
Nëse zemra jote thotë PO, vepro tani.

Une ju falenderoj pafund per kohen tuaj,per energjine tuaj te mrekullueshme. Ishte nje eksperience qe thjesht perjetohet. Kete ndjesi ma Ka percjell Mimozatne cdo postim te saj.
Mesazhi im qe shkruajta menjehere sapo June thate ishte ky: Shijo veten dhe kohen tende, vet jeten. Investo te vetja dhe meso perdite. Ti ke vlere. Ndjeje dashurine. 💜
Mesazhi im-
Dergoni dashuri pa kushte vetes tuaj,Zotit tuaj,dhe te gjith njerzve dhe gjithcka qe egziston ne univerz ,sepse dashuria e pakushtzuar shkrin gjithcka qe mund te del perpara si nje sfid.
Ju dua qenie te drites dhe qendrofshi gjithmon ne driten e Krijuesit tone.
♥️♥️♥️♥️♥️🤲🙏✨️👑
Te jemi mirenjohes per te gjitha te mirat qe i kemi: per shendetin, per punen qe punojme, per mbeshtetjen e familjes dhe kurajon e saj, per mesimet qe kam aplikuar gjate ketyre viteve ne Iampower…❤️❤️❤️Zoti e bekofte Iampower 🙏🙏🙏Faleminderit Mimi ❤️Mbreteresha jone 👑👑👑S
Faleminderit IM Power Academy 🤍
Jo vetëm për mësimet.
Por për qetësinë që erdhi aty ku kishte zhurmë.
Për dritën që u ndez aty ku kishte lodhje.
Faleminderit që na mësuat:
• me e dëgju veten pa frikë
• me e zgjedh veten pa fajësi
• me e kuptu që forca e vërtetë vjen nga brenda
Këto mësime nuk na ndryshuan kush jemi.
Na kujtuan kush kemi qenë gjithmonë.
Mirënjohëse për rrugën, për udhëzimin dhe për njerëzit e duhur në kohën e duhur 🙏
Ky është vetëm fillimi.
Përjetimi nga webinari i sontëm o Solsticit ishte…
Lot, lirim, qetësim, përulje, pranim, mirënjohje dhe ndiesi të bollëkut. Faleminderit shume mbretereshes son të Universit Mimoza 👑
Mimi Ti je nje udheheqesr e Drites ,na con ne thesaret me te cmuara te trupit Tone ,na kujton kush Ne jemi me te vertet 🙏 Zoti bekoft cdo qeliz te trupit Tend 🙏 te dua 🫂dhe gjithmon Mirnjohese 🙏✴️
Nje nat e pa harruar do ngelet gjithmon ne mendjen time ishin shume meditime te fuqishme e ndjeja qdo qeliz te trupit tim faleminderit Mentorja e mrekullive faleminderit vajzave te stafit ju dua ❤️❤️❤️❤️❤️❤️🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏
Urimi im per te gjithe njerezit ne bote
Ju uroj ta njihni fuqinë tuaj dhe të mos e kërkoni më jashtë vetes.
Ta kuptoni se mendja juaj është burimi i shëndetit, paqes dhe lumturisë suaj.
Ju uroj të shëroni veten plotësisht
në mendje, trup, shpirtë,marrëdhënie, financa dhe qëllime e vizione.
Ju uroj shëndet nga ekuilibri i brendshëm,
paqe që nuk varet nga rrethanat
dhe lumturi që vjen nga të jetuarit në përputhje me vlerat tuaja.
Në vitin 2026, ju uroj disiplinë mendore,
të zgjidhni mendime që ju ndërtojnë,
emocione që ju shërojnë
dhe veprime në shërbim të së mirës së përbashkët.
Kjo eshte pasuria e vertet per nje jete me shpirte te pasur dhe qe trashegohet tek brezat qe do vijne pas nesh.
Faleminderit Mimi që na dhe kaç shumë sonte e çdo herë qe veç zemra jote e madhe di të dhuroj.Të dua shumë🩷
Zoti bekoftë secilin nga ju,që zgjodhet sonte të jeni pjesë e energjisë sonë të përbashkët.
Mesazhi im
Paqe
Dashuri pa kushte
Perkujdesje
Ndaj VETES,
(nese i kemi keto, do te dime te falim Dashuri tek te tjeret, pa pritur asgje ne kembim)
DON’T GIVE UP
Ju Dua💕
Mimi je me shume se nje Mrekulli
Faleminderit Zotit qe na ka bashkuar
Me ket drit qe mbart Mimoza 🤗
Ter trupi poma ndjen ket energji te pa pershkujshme sonte ka qen shum e veçant per mua ,jam shum e lumtur dhe faleminderuese qe jam ne mesin e juve ju dua pa kushte 🙏🙏🙏
Shume faleminderit per energjin e kam ndjer ne tere trupin ishte mrekulli 🙏🫂❤️
Mesazhi ime:
lumturi, paqe, dashuri
Faleminderit Drita dhe lulia e jon e bukur qe na bere te shikojm te gjitha ngjyrat brenda nesh sonte me ate meditim te mahnitshem dhe drit sheruese Zoti te beloft dhe ndricofsh ne pafundesi 😘😘❤️🙏🌺🌺🌺
Mesazhi im per te gjithe njerzit eshte qe :Jeto jeten gjdo dite ne tash dhe sikur sot do te ishte dita e fundit e jetes tende qfare do beja?
Ashtu ta jetojm jeten,dhe te falenderojm Zotin gjdo dite per ate dite te re qe na fale te jetojm 🙏🏻
Te faleminderit shume Mimoza 🤍 dhe gjithashtu Teuta qe me sqarove se sa e rendesishme eshte qe te behem pjese e Solcistit 2025 .
🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Faleminderit nga ❤️Mimi, per gjithe perkushtimin, energjine dhe dashurine tende qe jeo vazhdueshem!🙏🙏🙏❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
Mesazhi im per Boten: Dashuria eshte e vetmja ndjenje qe te sheron shpirtin!
E gjithe bota ekziston e riperterihet nga ndjenja e dashurise!
Zoti eshte dashuri dhe dashuria eshte Zot!
Ai me krijoje ne shembelltyren e tij ndaj une si krijese e tij,do te dua e do shperndaj dashuri pa kushte, ne formen qe me eshte dhene!🙏🙏🙏❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
E nderuar [Mimoza Thaqi ],
Faleminderit nga zemra për ligjëratën tuaj kaq inspiruese. Fjalët tuaja na preknë thellë dhe na motivuan të besojmë më shumë tek vetja jonë. Përvojat dhe dijet që ndani nuk janë vetëm mësime, por dhurata që do të mbeten me ne gjatë gjithë jetës.
Faleminderit që na frymëzuat dhe na treguat se zhvillimi personal është një udhëtim i vlefshëm për të gjithë.
Me mirënjohje,
Merita
Ja një formulim emocional dhe i fuqishëm i mesazhit timë:
“Çdo njeri në këtë botë ka një thesar të çmuar brenda vetes: potencialin për të rritur, për të krijuar dhe për të ndryshuar jetën e tij. Puna e palodhur dhe investimi në vetvete nuk janë vetëm rruga drejt suksesit, por udhëtimi që na bën më të fortë, më të mençur dhe më të lumtur. Mos nënvlerësoni kurrë fuqinë që keni për të ndërtuar të ardhmen tuaj – çdo përpjekje, çdo mësim dhe çdo hap përpara llogaritet. Besoni tek vetja, punoni me pasion, dhe bota do të hapet para jush.”
Nga zemra ime, për çdo njeri në këtë botë, në këtë natë të gjatë dimri
Në errësirën më të thellë lind gjithmonë një dritë.
Kjo natë e qetë dimri na fton të ndalemi, të marrim frymë thellë dhe të dëgjojmë zërin e shpirtit. Çdo sfidë që po kalon, çdo dhimbje, çdo pritje… nuk është e përjetshme. Si dimri, edhe ajo ka një fund.
Le ta përdorim këtë natë për të falur, për të liruar barrët që s’na shërbejnë më, dhe për të mbjellë qëllime të pastra për ditët që vijnë. Ti je më i fortë/fortë se sa mendon. Brenda teje ka një dritë që s’e shuan as nata më e gjatë.
Uroj paqe për zemrat e lodhura, shpresë për ata që presin, shërim për trupin dhe shpirtin, dhe besim se mëngjesi po vjen.
Nuk di si t’ia filloj, sepse nuk kam fjalë që ta përshkruajnë këtë përjetim të jashtëzakonshëm – emocione, lot dhe një çlirim të thellë të shpirtit.
Falë teje, Mimoza, jetojnë dhe marrin frymë më lehtë shumë njerëz që kanë lidhje me ne. Sepse ti punon me ne, dhe ne punojmë me të tjerët, që të gjithë së bashku të ndërtojmë një jetë më të qetë dhe më të lumtur.
Po ashtu, falënderim nga zemra për Teutën dhe Besianën, që edhe në momentet kur kam harruar të kujdesem për veten, keni qenë ju ato që më keni shtyrë përpara, hap pas hapi.
Mirënjohje e pafund 🤍✨
Faliminderit shum Mimoza per gjithaqka qe Ben ti me ne.Jam ndje shum e qet ne dashurin e zoti dhe ne paq me veten .Gjat meditimit mu kan shfaq nana tereza d’y here mi zgjati duart e saj.Kete topi poshte kerrthizese e kam ndjer mbram kur eshte activizu dhe po e ndjej edhe sot .Te Faliminderit 🥰 🥰 🥰 🥰 🥰
Messazhi per njerzit :Mbaje ne mend qe cdo gje je ja ben tjetrit ne kete tok ja bene vetes tande. Zgjedhe dashurin para egos dhe frikes .
Faleminderit Zot 🤲
Mimoza 👑 Engjulli jone 🤍 me zemer te bukur pafund.
Jeni dhurata me e madhe qe kemi ne jete.
Faleminderit per fjalet, lutjet, mesazhet e perpjekjet e tua per te sjell rikthimin e vetes tone te vertete.
Zoti te begatoft 🤲🤲🤲
Faleminderit Mimi nga thellsia e zemrës🙏❤️
Lutja Zotin te mi ndriqoj rruget e tij dhe ai të dergoi ty 🥰🙏❤️❤️❤️
Mesazhi im
*Lejoni që dashuria të udhëheqë çdo mendim, çdo fjalë dhe çdo veprim, sepse aty ku vepron dashuria, lind paqja*
*Para çdo reagimi, zgjidhni dashurinë.*
Ndjehem e bekuar para zotit qe mujta te jem pjese e ketuje trajnimi …mirnjohese pa fund te madhes Mimi😍bekime❤️❤️❤️mesazhi im (fjala e zotit do jet deshmija ime jam ketu per te dhane shum drite )ju dua ju dergoj shum dashuri ❤️❤️❤️
Falënderoj Zotin çdo ditë që ekziston Mimi dhe që jam këtu ku jam.
Që nga mbrëmë, një fjali e vetme më rri në mendje pa pushim,çdo minutë, çdo frymëmarrje:
Ruaje, o Zot Mimin , nga çdo e keqe që mund ta dëmtojë🙏
Sepse ajo që ajo bën për njerëzit është shumë e madhe.Shumë e pastër.
Shumë e rrallë.
Ka njerëz që nuk jetojnë vetëm për veten,
por bëhen dritë për të tjerët dhe kur një njeri i tillë ekziston,bota merr tjetër kuptim.
Ndërsa mesazhi im për njerëzit në botë është ky:
Duajeni veten.Jo në mënyrë egoiste,por në mënyrë të vetëdijshme.
Pranojeni madhështinë që jeni sepse nuk jeni krijuar për t’u zvogëluar
që të ndihen rehat të tjerët.
Mos pranoni asgjë që është më pak se ajo që e dini në zemër se meritoni.
Jini të përulur,por mos harroni kurrë të vlerësoni veten tuaj për rrugën që keni bërë,për betejat që askush nuk i pa.Besoni,
kur dikush ju ofron dorën me qëllim të pastër.
Ndihma nuk vjen rastësisht.Ndonjëherë është përgjigje dhe mbi të gjitha,ndiqni atë që ju thotë zemra.Ajo e di rrugën
edhe kur mendja ka frikë.
Sepse jeta ndryshon
kur njeriu zgjedh veten,me dashuri,me dinjitet
dhe me dritë. ✨🤍
Te dua shuuum Mimi,vetem Zoti e din sa shumë 🙏😇❤️
E dashura jonë Mimi
Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që më dhurove mbrëmë. Përmes udhëzimit tënd të Solcistit,për të cilin isha e ftuar dhe e ndjeja të isha aty.U lidha me një dashuri pa kushte për veten dhe një ndjesi përmbushjeje që mbeti aty, në trup.
Ishte një proces i natyrshëm. Gjithçka që kishte ardhur koha të largohej, u lirua vetvetiu dhe u krijua hapësirë për prani, qetësi dhe një lidhje më të vërtetë me veten dhe jetën,një fuqi e qetë që mund të mbante dhe shëronte gjithçka.
Nuk doja ta ndërprisja përqafimin me Haren pa e mësuar trupin tim me atë gjendje.Ishte dhurata më e mirë që mund ti bënim vetës.Doja që trupi ta njihte dhe ta mbante mend këtë ndjesi sigurie dhe stabiliteti.
Të falënderoj me qindra herë që, si gjithmonë, na dhuron pasuri që asnjë çmim nuk e paguan dhe që hap rrugën për çdo pasuri tjetër në jetën tonë.
Të dua me gjithë zemrën time,sepse ti më mësove ta njoh fuqinë e saj dhe t’ia dorëzoj timonin e jetës sime. 🤍
Të dua shumë Mentorja jonë e mrekullive!
Para se te fillonte solcisti tek une u ndje një shkeputje nga e vjetra dhe perqafimi i së rese që vjen si mrekulli në jetën time .
Gjatë solcistit ndodhi një fenomen une u ndjeva aq gotë e zbrazet sa isha gati të mbushesha me dashuri dhe dritë .
Po unë e ndjeva Haren time dhe ishte si një rreze flakëruese që pershkonte trupin tim dhe një qetësi apsolute perkunder detyrave që kisha prap isha aty e pranishme pa asnje hezitim me nje qetësi brilante.
E gjitha kjo ndodh kur ne bazen time ndjesia e mirnjohjes për ty Mimi Mentorja ime e mrekullive që sdi të pershkruaj me fjalë .
Zëri yt më jep qetësi ndersa orania jote fuqi për të ecur tutje .
Zot me mundëso të jem gjithmon pran dhe ne sherbim të keti misioni madhor
Falënderoj Zotin çdo ditë që Mimi është në jetën time dhe që më ka çuar deri këtu. Që nga mbrëmë, një lutje më vjen pa pushim në mendje:
O Zot, mbroje Mimin nga çdo e keqe,
sepse ajo ka një zemër të pastër dhe bën shumë për njerëzit.
Ka njerëz që janë dritë për botën engjell per tok dhe Mimi është një prej tyre. Kur ekziston një njeri i tillë, çdo gjë merr kuptim tjetër.
Mesazhi im për të gjithë është ky:
Duajeni veten me vetëdije, jo me egoizëm.
Mos e zvogëloni veten që të tjerët të ndihen rehat.
Mos pranoni më pak sesa ajo që e dini se e meritoni.
Jini të përulur, por mos harroni të vlerësoni rrugën tuaj dhe betejat që të tjerët nuk i panë.
Besoni tek ata që ju afrohen me qëllim të pastër ndihma nuk vjen kot.
Dëgjojeni zemrën tuaj. Ajo e njeh rrugën, edhe kur mendja ka frikë.
Jeta ndryshon, kur zgjedh veten me dashuri dhe dritë.
Të dua shumë, Mimi.
Vetëm Zoti e di sa shumm🤲
Lutem sa herë qe lutem per fëmit e mi
Jeni ne lutjet e mia Zoti i plotfuqishum na pranoft gjdo veper dhe lutje te mira Amin❤️
F.Agushi
Mesazhi im per njerzit ne bote:
Puna dhe investimi ne vete eshte investimi me me vlere, duajeni veten dhe gjithcka Zoti na krijoi ne menyre aq te persosur, shpendani miresi, dashuri e gjithcka rreth jush do ndryshoje per me mire.
Ndiqni mentoret e duhur duke degjuar thelle zemren e ndjenjat tuaja dhe jini te hapur per mesim e ndryshim e cdo deshire qe ua do zemra e shpirti juaj do realizohet. Le te veprojme me besim, dashuri, perulesi, perkushtim , durim e vendosmeri per ta lene kete bote nje vend me te mire se c’è gjetem per pasardhesit tane…..
Faleminderit pafund Zot. Faleminderit Mimoza per cdo mrekulli qe na serviret aq mrekullueshem nga ti, gjithnje ka surpriza qe as i kam imagjinuar ndonjehere …. Ne kete solstic kam perjetuar ndjenjat qe si kam provuar kurre me pare pranim i qete, i paster e hyjnor…..
Te duuuuuu shuuuuume mrekulli👑❤️, ju dua te gjithve njerez te drites❤️ …. Sa te bekuar jemi qe jemi bashkuar ne kete rrugetim….🙏🙏🙏🌟🌟🌟🌟✨✨❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
🌸 Faleminderit më e madhja jonë Mimoza! 🌸
Trajnimi me ty më bëri të ndjehem e lirë, e qetë dhe e lidhur me momentin e tanishëm. Falë teje, kam mundur të shkëputem nga e kaluara dhe të përqafoj plotësisht të tashmen. Të jam mirënjohëse për udhëzimin dhe energjinë pozitive që ndatë me ne.
🧎♀️❤️ Me shumë dashuri dhe respekt,
E jotja Diana Bellanica🤲🧎♀️👑👑👑
Jam thellësisht mirënjohëse dhe falënderuese për mentorët e mi, Mimoza dhe Avni Thaçi, për dritën, udhëheqjen dhe dashurinë me të cilën më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim të brendshëm.
Mentorja ime është një udhërrëfyese me aftësi të rralla për të ringjallur potencialin që secili prej nesh mban brenda vetes. Ajo di të rihapë shtresat e shpirtit, të mbjellë shpresë, paqe, besim dhe të zgjojë fuqinë personale.
Me butësinë e saj, ajo e rikthen njeriun në qendrën e vet, të rrënjosur në tokë dhe njëkohësisht të hapur ndaj dimensioneve më të larta të qenies. Mësimet e saj nuk janë vetëm fjalë — ato janë transformim.
Me dritën e saj të pastër dhe dhuntinë shëruese, ajo prek fushën emocionale dhe shpirtërore, duke zgjuar të drejtën për të qenë i lirë, i plotë dhe i vetëdijshëm.
Në praninë e saj, të gjithë ndihen të qetë dhe të gatshëm për ndryshim pozitiv.
Sot ndihem e lirë në rrugën e rritjes së vetëdijes: në shërim, vetëbesim, qartësi, qëllim, besim dhe fuqi krijuese.
Jam dëshmia e këtij transformimi dhe e asaj fare që mbillet për t’u rritur me dritë dhe ndërgjegje.
Faleminderit që ishit pranë meje në këtë proces rritjeje. Këto mësime nuk janë thjesht teori, por përjetime të gjalla, pastrim me vetëdije dhe aktivizim i brendshëm.
Faleminderit që ma ndryshuat shikimin, që ta shoh botën me sy më të ndriçuar dhe me zemër më të lumtur.
Zoti ju begatoft, Mimoza dhe Avni Thaçi. Jam e bekuar që ju kam mentorë.
Me respekt dhe shumë dashuri,
Studentja juaj,
Sebahate Berisha 🤲