Pse paratë nuk rrjedhin te ti siç dëshiron?
Nuk je dembel. Nuk je i paaftë. Dhe nuk të mungon fati.
Ka një bllokimi — i ngulitur thellë, shpesh i trashëguar — që thotë: “Nëse jam njeri i mirë, nuk duhet të kërkoj shumë.”
Ky kurs përfshin regjistrimin e plotë të seancës live të 5 shtatorit 2026 — gati 4 orë punë e thellë mbi bllokimin nr. 1 që i mban njerëzit e mirë pa paranë që meritojnë.
Ky nuk është leksion. Është çlirim.
Gjatë kësaj seance:
- Gjurmojmë origjinën e bllokimit — familja, feja, linja e gjakut, përvoja e hershme
- Kalojmë bashkë një çlirim të plotë me metodën Çelësi i Zemrës — në tri pikat ku trupi e ruan bllokimin: ballin (besimet), fytin (zërin) dhe stomakun (frikën)
- Matim ndryshimin me shkallë 1–10 para dhe pas
- Mësojmë teknikën e Çelësit të Shpejtë — versioni 2-minutësh për përdorim të përditshëm
Për kë është: Për ty që jep më shumë se merr. Që punon dyfishin dhe merr gjysmën. Që ndien faj kur fiton. Që ke provuar afirmime, kurse dhe mendim pozitiv — dhe diçka prapë nuk lëviz. Nëse e njeh veten qoftë edhe pak — ky kurs u bë për ty.
Çfarë thonë pjesëmarrësit:
“Jam një njeri i ri, në një botë të re!”
“Momenti më i fuqishëm ishte kur kuptova se disa nga bllokimet e mia nuk ishin më pjesë e asaj që dua të jem.”
“Ishte një natë e mrekullueshme që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë.”
Instruktore: Mimoza Thaqi — Themeluese e I AM Power, trajnere e certifikuar në coaching, NLP dhe transformim personal që nga viti 2010.
- 🎥 Regjistrimi i plotë i seancës live (gati 4 orë)
- 🔑 Teknika e Çelësit të Shpejtë (2 minuta) — për përdorim të përditshëm
- 📋 Guida e Tri Pikave të Lirimit
- 📓 Fletorja e Çlirimit (PDF e shkarkueshme)
- ♾️ Qasje 60 ditë— shikoje sa herë të duash

Faleminderit Mimoza dhe ekipit tuaj per mbremjen e djeshme🙏🙏🙏
Cdo fjale,çdo shprehje,cdo bllokim dhe çdo çlirim e kam ndjere thelle ne hapesiren e zemres sime.Kam qare shume,sidomos kur folem per bllokimet ne pjesen e ballit,te gjitha I kisha,por dje me vetedijen me te madhe une I perqafova,dhe I zevendesova me besime te reja dhe guxim!Ndoshta spo di te shpreh aq bukur dhe qarte ate qe perjetova me ju dje,por di t’ju them se sot jam full ne energji dhe jam e sigurte qe dyer pafund mundesish te reja hapen para meje,sepse une nga mbreme jam nje njeri I ri,ne nje bote te re!Ju bekofte Zoti🙏🙏🙏💓💓
Faleminderit Mimoz❤️🙏, e gjeta veten ne shume nga sato qe i permende. Ndjenjen qe nuk meritoj para, e kam me te leht te japi, veshtire per te mar, frika te dukem, zarfin edhe kjo me dhemb sepse e di qe shumica e kan lene veten keq per tju dhene te tjeter. Perpara i ndihmoja te gjithve, por tani e kam me femijet e mi mundohem te mrij gjithkund per ndihm, i mar gjerat afer zemres dhe e ndjej dhimbjen e te tjerve.
Kam pas bllokime ti ndaj statuset tua, por tani e beje, por pram me paraqitet frika herpas her qka thon te tjeret. Faleminderit Zotit e ty Mimoza qe po behet me leht dita dites, po vetedisohemi. Ju falenderoj te gjithve qe ndat pervojat qe duken se i kemi te perbadhkta shumicen prej tyre. Faleminderit mirenjohese❤️🙏🌟✨
Pershendetje te gjitheve.
Isha per here te pare dje po gjithe ai vizualizim dje me coj te femijeria ime duke pare lodhjen sakrificen e prinderve per ne,dhe ndjeva qe ne mbartim ate mundim te prinderve per te qene ndihmues sakrifikues per familjen dhe cdo njeri ne nevoje.
Keshtu na nderuan me dashuri dhe respekt por ajo qe me vret me shume eshte mosmirenjohja mosrespekti per ata qe kemi ndinmuar me aq kujdes dhe sinqeritet,dhe vertet.kur ndalon ndihma nuk ka asnje lloj pyetje si je??
Dhe tjetra qe perjetova ishte dhimbje ne ball dhe supe deri pothuaj ne mengjes.,se shpjegoj dot.
Po vet kuptova qe duhet te shoh para mos perjetoj cdo dhimbje te kaluar dhe tani.
Ju falenderoj !
Dhe nje ndjes qe nuk munda tju ndek deri ne fund.
Nje pervoje dhe ndjesi lehtesimi dita sot.
Faleminderit personit qe me solli te kjo drite e juaja ciftit Merita dhe Besnik Hysko.
Faleminderit pa fund cdo minute prane jush Mimioza.
Me respekt Mira Shehu Berat.
Jam. Shum e lumtur qe per jetova at faz per mu ke hera e par. Mu duk qe mu hap zemra. Smuj as me pershkru. Qfar ndjenje ke. E falenderoj. Mozen. Edhe gjith grupin. Gjith ato bukuri. Qe na ndodhen. E pa pershkrushme.
Pershendetje grupi, dua te ndaj eksperincen time te mbremshme…
Webinari i mbremshem ishte mrekulli ashtu sic vetem Mimoza ndan me ne👑❤️…. E kam pare veten dhe historine familjare si film realistik , ndjeva gjithcka aq reale dhe aktuale… Ajo qe ndikoi thelle te une ishte kur pashe prinderit ne thellesi shume te ngarkuar, te palumtur dhe nenkontroll dhe une qe ndjeja cdo emocion ne familje dhe mesova te isha e forta, e heshtur , me shume pergjegjsi dhe e pakuptuar… Ndjeva gjithashtu rendese me te forte ne shpatullen e majte… U ndjeva shume e lumtur se me pas i pashe prinderit dhe familiare te tjere te buzeqeshur dhe te cliruar… Gjithashtu lumturia me e madhe ishte kur clirova veten nga programet e vjetra dhe e zevendesova me te reja…
Familja ime ska vuajtur kurre varferi ekstreme as ne kohen e komunizmit , ishim me te pasurit ne fshatin ku jetonim me shume aftesi dhe aktivitete por jepnin me shume se duhej te tjereve duke na lene ne familjareve dhe femijeve manget ne shume gjera…
gjithashtu e vërteta qe zbuloi Mimoza se frika kryesore nuk eshte nga varferia por eshte frika per tu pare ishte fenomenale… Mua kjo me ndiqte se nese bej para duhet te shihem e tua ndaj te tjereve e te sakrifikoj lumturine familjare dhe femijet dhe fillova ta bind veten me mire me pak, e padukshme e te jem e lumtur dhe mesova te shijoja e te isha vertete e lumtur edhe me pak(ama ashtu mendoja se perseri ne thellesi ndjeja se kam ardhur ne kete bote per me shume dhe se parate me duheshin me teper per te me sherbyer drejt qellimit dhe misionit tim)
e zbulova me qarte mbreme kete…
dhe me e rendesishmja Mimoza na e beri praktike clirimin dhe zevendesimin…
Ne fund ne shenjen e infinitit me erdhi si ndjesi sikur vetja e larte ne anen tjeter ishte e maskuar si energi negative dhe nuk ishte ajo e verteta dhe ndjeva rezistencë me pas menjehere e mbusha veten me diellin qe shkelqente shume dhe rezultoi qe ishte vertete vetja ime e larte dhe me dergoi shume drite … U bashkua drita ime me te sajen dhe me dha si dhurate nje pllake te madhe floriri dhe qe peshonte dhe e vura ne bark…. Ndjeva sikur banka e universit dhe drita hyjnore e Zotit me ne fund u bashkuan me mua ne harmoni te plote …
Faleminderit pafund Mimoza, faleminderit stafit dhe gjithe anetarve per energjine e bukur dhe te paster🙏👑🌟🌟🌟❤️❤️❤️❤️
Per mbrem pak fjal kam sepse sado qe te shkruaj do tjet e paket ne raport me ate qe morrëm nga Mimi mbrem dhe ditve tjera.
Mimi te uroj shndet dhe pune te palodhshme ne ket fusheveprim
Besoj e din edhe ti ,por ne e dim, e ndjejm sa shume po na ndihmon me ligjeratat e tua
Nji gje te cilen e cek edhe ti shume shpesh eshte ; sado qe tmarrim njohuri po nuk e perserisim, e mesojm , e gjitha mund te harrohet .
Falemnderit Mimi dhe stafit tuaj te gjithave ne veqanti Leonores
Ju uroj te mira juve edhe te gjitha pjesemarrseve ne ket grup te fuqis ,…, dijes dhe qetsis shpirtrore
Derisa jeni ktu ta dini se jeni ne rrugen me te mire qe do tja shihni tmirat çdo dit e me shume 🫶🌻
faleminderit Mimi dhe gjithe stafin tuaj,ishte nje nate e mrekullushme , qe nuk e kisha perjetuar kurr me pare.
kam ndjer bllokume shum e lirime sidomos ne balle dhe fyt, kam qare shum me lot te pjesa e e faljes per parat.
gjate meditimit kam ndjer shum knaqesi ne zemer aty te pash nje det me uje kristalor, Nga deti rrjedhi nje uje ku u formua nje burim i ri ne form kroni.
kah fundi me kishte zene gjumi , kur u zgjova isha shum e relaksuar.
falennderuse dhe mirenjohje pa fund . zoti ju bekofye te gjitheve .
, dhe une i duuuaa🌟🌟🌟🌟🌟
Jam shume e lumtur qe mora pjese mbreme dhe energjine e ndiej akoma dhe sot.Ndihem ndryshe sot e çliruar ,plotdrite dhe shume e mrekulluar per gjerat qe perjetova.Shume mirenjohje dhe dashuri per Mimozen qe na mbushi plot drite ,emocione dhe dashuri❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️🙏🙏🙏🙏🙏⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
🌟Mirëmëngjes të gjithëve,
yje të bukur🌟🌟🌟
Mbrëmja e djeshme ishte diçka vërtet e veçantë për mua.
Kishte shumë emocion, shumë ndjesi dhe mbi të gjitha, shumë çlirim. Ishte sikur disa gjëra që i kisha mbajtur brenda për një kohë të gjatë, më në fund dolën në dritë.
Momenti më i fuqishëm ishte kur kuptova se disa nga bllokimet e mia nuk ishin më pjesë e asaj që dua të jem. Ndjeva një lehtësim të madh në zemër dhe një qetësi që është e vështirë ta përshkruaj me fjalë.
Sot ndihem më e lehtësuar, më e vetëdijshme dhe më e hapur për të pranuar të mirat që jeta dhe Zoti kanë për mua.
Jam shumë mirënjohëse për këtë mbrëmje, për çdo fjalë, çdo emocion dhe çdo moment që përjetuam së bashku.
Ju përshëndes me shumë dashuri të gjithëve, yje të bukur!
Le të vazhdojmë ta ndriçojmë njëra-tjetrën me energjinë, dashurinë dhe dritën tonë.
Faleminderit IAMPOWER për këtë hapësirë kaq të bukur.
Ju dua pa kushte Mimi 🌟🌟🌟
Pershendetje grupi
Akoma dhe tani ndjej emocion per mbremjen e mbremshme.
Mimoza si gjithmon na prek ne telat e dhimbjeve tona per te na i keputur njeher e pergjithmom keto bllokime ne lidhje me parat.
Falenderoj Zotin qe kam pasur nje baba Ekonomist dhe shum zemer gjere dhe me te drejten e zotit e me besime e me vlera si shpirterore dhe njerezore .Ku ne ishim te gjithe ne familie te drejt e te barabart me paran.
Mirpo fati dhe jeta te nxjer para veshtiresi qe ti perballojm si me epitete ne lidhje me lekun te cilat behen pengesa por edhe te japin shtys qe tia dalesh edhe vet ne jet .Mirpo nga mjeher punet behen aq te lodheshme saqe shko ne mendime ekstreme qe thua .Femijet qe i mar ne tel e u them me mungoni .
Fal zotit qe kam Mimin zotin dhe gocat e mia qe me bejn te fort.Fal vetzhvillimit dhe ketyre mbremjeve te paharueshme na kthehet shpresa drita e besimi se gjithcka shkon mire.
Pershendetje grupi
Un jam Aida mbrem ishte hera e pare edhe shpresoj te kem nje shans tjeter qe te degjoj te mrekullueshmen Mimoza mbrem isha pak si me grip me kishte zene gjumi me kufje ne vesh smbaj mend asgje 🫣
Shpresoj te kem nje shans tjeter 🙏🏼
Ka ndonjera nga ju dicka qe ju duk shum e vecante qe duhet te bejme po mundet ta shkruanit mbase ndimoni mua e ndonje tjeter ❤️🫂 faleminderit edhe ju uroj me te mirat 🌸
Falminderit Mimoza edhe ekipit tuaj per mbremjen e djeshm 🤲🤲pershendetje grupit njen nate e mrekullushm qe nuk e kisha perjetua kurr me pare kam ndjer bllokume ne ne balle ne fyt kam qare shume me lot .Mimozen qe na mbushe plot drite emucione dhe dashuri ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️🤲🤲🤲🤲🤲🤲
Mimoza për mua ishte një ndiesi e veçantë. Ishte përzierje emocionesh. Përgjumje. Lotë. Qetësim. Gëzim. Dita dje filloi ku unë nuk kisha marr email për regjistrimin. Mbasi lëshova atë mendim të tensionuar, ndodhi. Erdhi emaili, regjistrimi. Zoti i vuri në rend të gjitha angazhimet e ditës. dhe unë isha aty. Gjat gjithë jetës mua më ka munguar një përqafim, e fjal të ngrohta nga mami im. Gjat meditimit me veten më të lartë , Ajo më Përqafoi. Ato fjali që Mimoza thoshte, çfarë na kanë thënë i përmbledh me fjalin “Mos u duk”. Që është dhe blloku energjitik nr. 1. Ato siç Kevin thotë janë “Kundra Synime”. Unë e falënderoj Mimozën shumë që po punon me ne në këtë pikë. Pastrimin energjitik të kundra synimeve. Faleminderit Mimoza për punën e pa lodhur që bën për Ne. Zoti ta shpërbleftë 100 fish në Ty, familjen tënde e Gjithë të mirat e Botës të uroj nga zemra 🙏❤️✨️
Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e kënaqur që isha mbrëmë pjesë . nga fundi m kish zën gjumi, por kjo se prish shijen e mirë që më la seminari, sa do doja të isha përsëri . Disa gjëra i kisha të dëgjuara, por pikën e parë të bllokimit të parave e dëgjova për herë të pare dhe e besova sepse e gjeta te vetja ime. falenderime për Mimozën që demostroi një mjeshtëri dhe profesionalizëm të rrallë. Ju uroj cdo të mirë
Miremengjesi e dashura Mimoza,dhe gjith stafit tuaj
Pershendetje edhe grupit
Edhe une isha per here te par te Mimoza,po do te jem edhe shume here tjera besoj
Une vetem di me than se kam qajt shume gjate live-t edhe pak mas Livit.
Ama jam shume mire sot .E kam tash gjoksin e lire!!
Te jam mirenjohese dhe falenderuse nga zemra🥰🫂🫂🫂
Mbrëmë nuk ishte thjesht një webinar.
Ishte një moment zgjimi. ✨
4 orë me mentoren tonë, Mimoza Thaqi, që më bënë të kuptoj se bollëku nuk fillon në llogarinë bankare… fillon në mendje.
Sa më shumë dëgjoja, aq më shumë kuptoja se disa kufij nuk na i vendos jeta — ia vendosim vetes.
Mbrëmë vendosa të mos mendoj më si ajo që thjesht dëshiron më shumë.
Por si ajo që është gati ta krijojë më shumë.
Më shumë vlerë.
Më shumë mundësi.
Më shumë liri.
Më shumë bollëk. 🥂✨
Sepse një grua që e njeh vlerën e saj, nuk pret që mundësitë të trokasin në derë.
Ajo i krijon.
Ajo i kërkon.
Ajo i merr.
Dhe ndonjëherë, ndryshimi i jetës fillon me një vendim të vetëm:
“Nuk do të mendoj më e vogël se ajo që dua të bëhem.” 👑
Mbrëmë ishte fillimi i një mindset-i të ri.
Dhe unë jam gati për kapitullin tjetër. ✨
E dashur Mimoza,
Dua te te falenderoj per kete trajnim, sepse me ka bere te shoh veten ne nje menyre qe me pare nuk e kisha pare.
Edhe pse jo gjithmone kam mundur ta ndjek pa shkeputje, here nga pergjumja e here nga rrethanat familjare, ajo qe kam marre prej tij ka qene shume e rendesishme per mua. Duke reflektuar mbi veten, kam filluar te dalloj disa nga bllokimet dhe dobesite e mia.
Kam kuptuar se shpesh kam dhene shume per tu ndier e mire. Kam pasur veshtiresi te kerkoj dhe edhe kur kerkoj dicka, kam nevoje ta shpjegoj gjate nga frika se mos keqkuptohem ose gjykohem. Madje ndihem e turperuar kur nuk kam para per ti bere qejfin dikujt, sikur vlera ime varet nga ajo qe mund ti jap.
E njejta gje me ka ndikuar edhe ne marredhenien time me parate. Mendoja se i meritoja, por brenda vetes kisha ende pengesa per ti marre dhe per te kerkuar ate qe me takon.
Tani e kuptoj se keto jane modele qe me kane sherbyer dikur, por sot nuk me sherbejne me. Dua ti shoh, ti kuptoj dhe ti zevendesoj me menyra te reja te te menduarit dhe te vepruarit.
Prandaj ndiej se kam nevoje ta bej edhe nje here te gjithe trajnimin nga fillimi, pa shkeputje, qe ta perjetoj me thelle dhe te punoj me veten ne cdo hap.
Faleminderit stafit dhe ty Mimoza per kete trajnim kaq te gjate dhe kaq te vlefshem, per kenget e bukura qe keni bere per ne dhe per gjithe dashurine, energjine dhe mirenjohjen qe na keni percjelle.
Jam mirenjohese qe pata mundesine te jem pjese e ketij trajnimi, sepse me ka ndihmuar jo vetem te marr njohuri, por edhe te shoh me mire veten dhe te kuptoj se ku kam nevoje te punoj me shume.
Ju falenderoj nga zemra per gjithcka qe keni dhene per ne. ❤️
Pershendetje Mimoza edhe Grupi
Per mua ishte hera pare dje qe maja nje sancce ta quaaj me Mimozen ne fillim me duk Qe pse hyra nuk kuptoja asgje por ngadal trupi imme jepte shume sinjale te mira edhe jam e lumtur qe ndalova 🥹🥹🥹
Faleminderit shume per Gjitheqka Mimoza 💐🌸🩷
Faleminderit nga zemra Mimoza për webinarin e mbrëmshëm.Ishte një webinar jashtëzakonisht i fuqishëm, me shumë energji, motivim dhe vlerë. Një falënderim i veçantë edhe për vajzat e stafit për gjithë përkushtimin. Mbrëmë na dhe një tjetër dëshmi se sa e veçantë dhe e pazëvendësueshme je ti Mimoza❤️Ndihem shumë e lehtësuar dhe mirënjohëse që isha pjesë e kësaj mbrëmjeje. Zoti ju bekoft❤️
Faliminderit Mimoza per mesimet e mbremshme. Nje here kam qare nje here kam qesh gjate lirimeve nje her po mbushja nje dollap me tuba parash nje here mora nje drite ku me perqafori. Por ajo qe me ngeli ishte qe ne fillim paraja me tha me ke braktisur dhe krahu im i djathte filloj te mpihej dhe kisha dhimbje qe sme linin rehat e pyeta vetem pse ekam kete dhimbje dhe mora pergjigje sepse njerzit qe ishin krahu im djathte prinderit me kan thyer sidomos babi un si gjykoj se ashtu ka qene ateher. Te falenderoj nga zemra e dashur per kte seminar te mbremshem te dua 😍😘😘
Pershendetje te gjithve faleminderit mimozes per kto mbrekulli shum gjera perjetova mbrem qe nuk di si ti pershkruaj por nje gje me beri shum pershtypje kure kisha doren e djathet ne gjokes dhe kure coja doren e majte mu be sikur dora e djatht nuk ishte imja por e dikujte tjeter qe nuk e shikoja e ndjeja gjoksin me te hapur e me te sigurte, por me shum pershtypje me beri dhe kure hapa syte per disa sekonda shikoja doren e djathte ndryshe nga e majta si dore dikujt qe smunde ta imagjinoja! Te faleminderit mimoza skam fjal si te falenderoj .
Pershendetje grupi Dhe une dua Te bej nje falenderim per mentoren e zemres ton e falenderoj me gjith fuqin e shpirtit Tim per gjith ato mesime qe na dha mbrem ne live! Per mua isht dicka magjike o zot sa falenderuse jam 🙏❤️kisha shume bllokime me hapej goja lotet nuk ndalonin shtrengim ne stomak por prap ja dolem 🤍🙏 Faleminderit Aniles Dhe gurpit ju dua ❤️ Ne jam dolem
Prshedetje Mimoza ❤️prshdetje grupi i mrekullis deshta edhe une me da me ju mumetet ku me preken thell ne zemer kur behet fjal per familjen kur ekam dimu e dhe de ni dit tha nana te lutem boll mo mos qo pare se ka pas fjal pej vllavt qa po qon apidokem se jena met per vitra te saj aj e kame nu sikur nuk jam pjes e asaj familje nana ishte prek shum😢aj meka prek shu po edhe shum te tjera mkan prek shu kam dje shum dhimt barku edhe krejt trupin. po sdo qoft ushlirum pej te gjitha ato qe snata koj ti bajm falminderit shum Mimoza tani kur edhe mrekullija perbushja e venit te shprazur atu e djeva zemra uperbush sa qe dojke thojsha po don mu kop💗 kshtu ne fund udjeva shum mir ishte shum knaqsi shum shlirim tash e dim qa duhet te medojm per veten 🫂ju prshdes shum te gjithve🙋♀️❤️🔥❤️🔥❤️🔥❤️🔥❤️🔥
Pershendetje Mimoza 🌟❤️pershendetje grup i mrekullueshem 🌟🌟🌟🌟Dua ta ndaj edhe unë përvojën time nga mbrëmë, sepse sinqerisht ishte diçka që nuk më kishte ndodhur prej shumë kohësh.
E dëgjova vetëm gjysmën e eventit dhe pastaj, gjatë meditimit, i mbylla sytë dhe vazhdova ta dëgjoja me kufje. Pa e kuptuar fare, më mori një gjumë shumë i thellë. Ishte një ndjesi sikur trupi im më në fund u dorëzua plotësisht në qetësi. 🤍
Kam shumë kohë që nuk kam fjetur aq thellë. Madje kufjet i kisha ende në vesh dhe u zgjova rreth orës 1 të natës. Por çuditërisht, edhe pas zgjimit, përsëri fjeta mirë. 🙏✨
Në ato momente mu duk sikur nuk ishte thjesht gjumë, por një lloj relaksimi shumë i thellë, pothuajse sikur isha futur në një gjendje tjetër. Nuk e di nëse mund të quhet hipnozë, por kështu më është ndjerë. 🤗
Ndoshta trupi dhe mendja ime kishin shumë nevojë për atë qetësi dhe për herë të parë pas shumë kohësh u ndjeva sikur mund të lëshohesha plotësisht. ❤️
Dhe sot, kur po lexoj fjalët e tua: “Unë dua të dukem. Unë dua të dëgjohem. Unë dua të jem e pranishme”, po e ndiej që edhe unë dua të ndaj përvojën time dhe të mos e mbaj brenda. ❤️
Faleminderit Mimi 🙏🙏🙏❤️❤️për këtë mbrëmje dhe për atë hapësirë që na krijuat. 🙏✨
Pershendetj grupi i mrekullive Mrekullite qe ndodhen mbrem te te gjithe ne ishin manitese te gjithe patem lirime te fuqishme Dhe une si gjithe ju sa filloj zoomi pata lote hapje goje deri dhe ndjesi te forta te vjelli diçka nga trupi stomaku doli dhe u lirua Gjate meditimit me vezen time te larte vetem kame qare aq shume sa nuk mundesha te pushoja stomaku me hidhej perpjete .Kur Mimi tha se ça dhurate do ju jap vetja juaj e larte dhe mua me dha rrethin e ndriçem te parave e mora dhe e vendosa ne krharor ne ate çaste si me magji pushova se qari Sa shume i paskam dashur parat thash me vete sa pushova se qari😂 O ndihem shume e Çliruar sh e lete mirnjohese falenderuese per kte trajnim te mrekullueshem Faleminderit shume Trajnere mrekullive🩷🌟
Pershendetje.Po ju them edhe un si e perjetova mbrem.Si fillim po ju them se ne dreke kisha fjet pak I bera paraprit darkes,megjithate shume here me zuri gjumi dhe nuke e kuptoja si,kur permendesha e kapja veten duke perseritur fjalet bashke me Mimozen.Tani kur e mendoj them si ka mundesi??Nje gjendje e paspjegueshme per mua hera e pare qe me ndodhi,gjithashtu hapja e gojes vazhdimisht gjate procesit.Ne fund sigurisht u ndjeva me e lehtesuar dhe me energy me te larte.Faleminderit Mimoza,Teuta ⭐⭐
Pershendetje Mimoza ,njeher dua te shpreh qe ke rrezatuar pasterti dhe bukuri te paster hyjnore👑🌟.Faliminderit qe na i rikujton her pas here, qe kemi dhe jemi te fuqishem qe me nje pikpamje tjeter te gjerave ndryshon krejt jeta jon. Prap dhe pse e dim biem perseri ne ate paditurin harrojm se kush jemi , faliminderit qe na e rikujton cdo her faliminderit dhe Mirnjohse qe te kemi ne jeten ton qofsh e bekuar dhe e ndricuar gjithmon 🫶👑.Mos u ndal por na ndrico rrugen me dijen dhe driten tende.🪷🥰
Mbreme ishte me te vertet nje mrekulli e madhe…kam perjetu emocione te forta.kam kuptuar shum qarte cfar bllokimesh mbaj ne vete…ju taleminderit Mimoza..Faleminderit Teuta qe me ke ndihmuar .me ke sqaruar ne pengesat..faleminderit te gjith theve qe ishin pjes e kesaj mrekullie
Shume e dashur Mentorja ime e Mrekullive, Mimoza
Po te shkruaj me zemrën ende te prekur nga gjithçka qe përjetova gjate ketij udhetimi.
Hyra ne trjanimin ku mendoja se do te punoja me veten time, me besimet e mia, me marrëdhënien time me bollekun dhe me ate qe dua te krijoj ne jeten time,por nuk paska qene kjo..
Nuk e kisha imagjinuar kurre se do te me hapej nje dere kaq e thelle brenda meje.
Gjate procesit te “Celesit te Bollekut”, ndjeva sikur po udhetoja perrej vetes… pertej historisë sime personale… sikur po prekja nje kujtese shume me te vjeter se une.
Mendja ime shkoi tek prindërit e mi, tek gjysherit e mi dhe më tej, tek stergjysherit e mi dhe papritur, ajo qe ndjeva nuk ishte me vetem dhimbja ime.
Ndjeva dhimbjen e humbjeve te tyre,
Ndjeva pasigurinë, friken, mungesen, sakrificat… historite e pasurive te humbura, te gjerave qe dikur kishin dhe qe nuk i patën me.
Nuk mund te di ta shpjegoj me fjale se çfarë ndodhi brenda meje ne ato çaste.
Vetem di qe qava
Qava thelle, me nje te qare qe nuk e komandoja dot. Ishte sikur lotet po flisnin per shume me teper sesa une. Sikur pemes meje po merrte ze diçka qe kishte qene e heshtur per shume kohe e mendova..
“Ndoshta nuk jam ketu per ta mbajtur me kete dhimbje. Ndoshta jam per ta parë, per ta nderuar dhe për ta lene te shkoje.”
Pastaj ndjeva se kjo rrugë nuk ishte vetëm e imja.
Në zemrën time u shfaqen edhe paraardhësit e bashkëshortit tim. Edhe ata, brezat përpara nesh, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij… historitë e tyre, humbjet e pasurive te tyre, frikerat dhe sakrificat qe kane bere per te mbijetuar, per te krijuar familje dhe për t’u dhënë brezave pas tyre nje jete me te mire.
Dhe ne at moment ndjeva nje respekt te jashtezakonshem per te gjithe ata qe kane ardhur përpara nesh.
Per ata që nuk i kam njohur kurre.
Per ata emra që ndoshta qe i di, por nuk i kam takuar kurre
Për historitë qe i kam dëgjuar dhe per ato qe nuk i kam degjuar
Per dhimbjet që ndoshta nuk jane thene kurre me ze.
Per nje varg brezash qe na sollen deri ketu..
Dhe ndjeva mirenjohje.
Sepse, pavaresisht gjithçkaje qe kane kaluar, ne jemi ketu.
Jemi vazhdimësia e tyre.
Por jo vazhdimesia e frikes, mungeses apo dhimbjes.
Dua te jete vazhdim i dashurise.
Dua te jete vazhdim i forces.
Dua te jete vazhdim i jetes.
Dua qe ajo qe vjen pas nesh te kete me shume lehtësi, me shume bollek, me shume besim dhe me shume dashuri.
Dhe ndoshta kjo eshte ajo qe me preku me shume gjate këtij procesi: kuptova se mund t’i nderoj ata pa i mbajtur dhimbjet e tyre mbi shpatullat e mia.
Mund t’u them:
“Ju shoh.
Ju nderoj.
Ju falenderoj per jete qe me ka ardhur përmes jush.
Por ajo qe eshte e juaja, le te mbetet me ju.
Une zgjedh te vazhdoj rrugën time me dashuri, drite dhe bollek.”
Dhe kete dua ta bëj jo vetëm per veten time, por edhe për familjen time, dhe per brezat që do te vijnë pas nesh.
E dashur Mimoza , faleminderit qe me dhe mundësinë te prek nje pjese te vetes që nuk e dija se ekzistonte.
Faleminderit qe më çove ne nje vend ku mendja nuk kishte me nevoje te kuptonte gjithçka dhe ku zemra mundi thjesht te ndiente.
Faleminderit per hapsire qe krijove qe unë te qaja pa frike, te ndieja pa gjykim dhe te liroja ate që kishte ardhur koha te lirohej.
Ndoshta ende nuk i kuptoj te gjitha ato që ndodhen.
Por nuk kam nevoje t’i kuptoj te gjitha sot.
Mjafton, i ndjeva.
Dhe diçka brenda meje me thote se pas atyre lotëve ka lindur nje hapesire e re.
Nje hapsire per te marre, Per te krijuar, Per te dashur, Per te jetuar, Per te lejuar bollekun te vije pa frike!
Sot, me zemër te perulur, perkukem para te gjithe atyre qe kane ardhur perpara nesh paraardhësve te mi dhe paraardhësve te bashkeshorit tim dhe u them:
Faleminderit per jeten.
Faleminderit per rrugen qe keni bere.
Faleminderit per gjithçka qe keni mundur te na jepni.
Dhimbjet tuaja i shoh me dashuri.
Humbjet tuaja i nderoj.
Por tani zgjedh t’ju kthej dashurinë dhe jo friken.
Zgjedh jeten.
Zgjedh bollekun.
Zgjedh driten.
Ty, e dashur Mimoza, te them nga thellesia e shpirtit:
Faleminderit që ishe ura permes se ciles une mund te shkoja kaq thelle tek vetja ime🙏Patsh perjete Bekimet e Zotit🙏🙏🙏
Me dashuri , mirënjohje dhe respekt pa fund🫶✨😇
Gladiola
Falenderoj Mimozen nga thelbi i shpirtit🤍
dhe gjithe stafin ne academin I Am Power .✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️
Gladiola e dashur ,
Une perjetova te… njejten njejten gje si kur ti …
Pasi qe ti e bere shkrimin …mua me erdhi ma lehte te pershkruaj ….ishte seance me e fuqishme qe kam perjetu ….U zgjova e cliruar e vetedijshme
Jam e lidhur me mrekullit e gjitheckaje qe eshte e mire
Jam mirekuptuese , Zotit per gjthcka qe kam ne jete.
Jam e lumtur qe jam I Am Power.
Jam krenare qe po behem cdo dite .
Une degjohem
Jam e pranishme
Faleminderit O Zot per gjithe Mrekullit e Tua ne jeten time
🤍
Mimoza ime ze bilbilja ime , te dua 🤍
Respect stafit …Leonores ☀️💗Teutes…etj etj..
Respekt dhe dashuri per ju Yje ✨️anetare te academi I Am Power ✨️
Pershendetje Mimoza, dua te faleminderoj për naten e mbremshme , dhe posaqarisht dua te faleminderoj Teuten sepse nga momenti qe une jam bere pjese e Akademis Iam Power Teuta me ka ndihmuar shume ne gjdo kohe 🙏🏻
Mbrëme kam kaluar shume mire dhe kam menduar se ok do te degjoj gjëra dhe mesime me vlere ne lidhja me parat, por nuk e dija se kisha aq shume bllokime saqe lotët me rridhnin vazhdimisht , ashtu si qepa qe i ka shtresat e veta ashtu mu duke edhe vetja që shtrese mbase shtrese mu hiqnin ato bllokime .Dhe pothuajse te shumica e gjeja veten sidomos aty kur zemra ime ka ndier per te thene jo , por prap ka then po . Kam qajt mbram shume por edhe te njeten kohe jam gezuar shume se kam qliruar aq shume bllokime qe as nuk e kam ditur qe i paskam pasur.
Sot jam zgjuar me energjie pozitive , e lumtur dhe falendeuse Zotit qe jam pjese e Akademise Iam Power 🙏🏻.
Faleminderit Mimoza që shperndane driten dhe dijen tende per njerzimin.🙏🏻🫶🫶
Te faleminderit Mimoza per driten qe na ndeze breda nesh per te kuptuar forcen e vertet qe qendron.
Mirenjohje per momentet e mrekullurshme qe pata nga çlirimi i bllokimeve.
Je bekim i shpirtit tone!
Pershendetje grupi, Mimoza e dashur,
Te faleminderit shume per trajnimin e mbremshem ishte mrekulli.
Une prej kur filloi trajnimi me dukej thuajse dikush me ka kap per fyti dhe nuk me leshonte, kisha mjaft siklet dhe me dukej se barku me fryhej, pastaj me lirime shtrengimi ne fyt filloi te lirohej e barku gjithashtu.
Vetja ime e larte isha une dhe dukesha si zane.
Vehtja e larte me dhuroi nje zemer te cilen une e vura mbrenda vetes, dhe ne ate moment mu duke se u rita, u zgjerova, ishte shume ndjenje e mire.
Mimoza faleminderit qe me gjithe qenjen tende mundohesh te na largosh nga eresira. Te dua.
Përshëndetje, shpirtra të bukur! ❤️🙏
Mirënjohje nga zemra për të gjithë stafin e I AM POWER dhe, në mënyrë të veçantë, për mentoren tonë të mrekullueshme, @Mimoza 👑 Power për realizimin e trajnimit të mbrëmshëm, “Çelësi i Bollëkut”.
Për më shumë se tri orë mbizotëruan emocionet e forta dhe ndjesia e një shpirti që nuk kërkon vetëm para, por kërkon dritë, qartësi, rritje dhe një lidhje më të thellë me veten.
Dje isha i përfshirë me gjithë qenien time në këtë trajnim. Brenda tij gjeta pjesë të vetes që kishin nevojë të zgjoheshin, por gjeta gjithashtu forcën dhe besimin për të ecur më i sigurt drejt asaj që dëshiroj të krijoj në jetën time.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për trajneren time @ZEJNEPE e cila ka qenë gjithmonë pranë meje. Me përkushtimin, mbështetjen dhe kujdesin e saj, ajo më ka ndihmuar që të marr më të mirën nga çdo trajnim që ofron Akademia I AM POWER 🤍🙏
Faleminderit për dritën, dijen dhe fuqinë që na përcillni! “Çelësi i Bollëkut” nuk hapi vetëm mendjen time ndaj mundësive të reja, por preku edhe portat e shpirtit tim.
Unë dua të dukem
Unë dua të dëgjohem
Unë dua të jem i pranishëm
Faleminderit I AM POWER❤️
Faleminderit Zot 🙏🤲
Faleminderit Mimi per naten e mbremshe,edhe une isha me vajzen e Vogel dhe nuk mund te koncentrohesha shume por pasi e zuri gjumi ,dikur Kisha fjetur edhe une duke perseritur fjalet tua,pastas nga mesi e fundi fillova ta ndjej me shume dhe u qlirova ,por dhimbjen nuk Munda ta identifikoj sakte se ku e kam por pasi the qe eshte normale ashtu edhe e morra dhe nuk insistova teper per ta verejtur…
Pershendetje ekipi I AM POWER, ju falenderoj perzemersisht per mbremje aq te fuqishme dhe lirimet qe beme mbrem.
Faleminderit Mimoza per energjin dhe pune qe bere me ne mua me ke derguar aty ku kisha harruar qe kishin ndodhur ato perjetime. Faleminderit Leonora qe me mban per dore si nena te vetmin femij me keshillat e tua.🙏☀️🌟
Faliminderit nga Zemra per mentoren ton Mimoza ishe e mrekullueshme mbrem arrite ta prek nje pjes te zemres time me mesimet nga webinari i mbremshem… faliminderit Mimoza faliminderit shtafit.
Jeni te mrekullueshem,ju dergoj nga zemra dashuri begati dhe lumturi te gjithë grupit🥰😀🌻✨
Mirnjohje nga zemra
dhe shpirti
Faleminderit pa fund mentoreve te mi Mimoza dhe Avni Thaqi dhe gjith stafit
” Une jam fuqia ”
Per cdo fjale cdo mesim cdo keshille dhe per gjithe perkushtimin tuaj
Ky rrugetim ka lene shum gjera te bukura ne zemren time dhe do tju jem gjithmone mirnjohese ❤️🤲🙏
Zoti ju shperbleft me gjithe te mirat ju dhente shendet ,paqe , dashuri , bekime, drit dhe force ne cdo hap te jetes
Jam shum mirnjnjohese ju perqafoj fort dhe ju dua shum ❤️ 🍀 🌻 🙌 ♥️ 🔥 ❤️ 🍀 🌻
🦅🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Mirmbrema desha te falenderoj mentoren Mimoz dhe te gjithe stafin e njerzit e mire qe jan ketu, kam lexuar shum libra disa trajnime ne seminare ama si mbreme qe kam ndier shkundje asnjeher qdo fjal e Mimozes me godiste sikur fliste permua per ato qe kam perjetuar e kam kaluar sikur ishte ne brenresin time…i dinte te gjitha ooooo sisha ndier kshtu kurr me par….. ska fjal te pershkruaj sepse ishte ndjesssi dhimbje e trishtim ama ishin me se te vertetat qe fjalet se pershkruajn dot…! Mirnjohje e falenderime per ato qaste minurash e oresh qe perjetuam🥹🙏🏻😘
Pershendetje Mimoza dhe i gjith stafi bashk me antaret e I AM POWER!
Per mua ish hera e pare mbreme! Faleminderit Mimoza 🍀🤲per gjith at pune te mrekullueshme qe ke bere me aq profesionalizem👏 , une gjeta shum bllokada te vetja qe spo me lejonin te rris biznesin tim🥹e tani qe iu bashkangjita kesaj familje te madhe:
Une Fahrija dukem
Une Fahrija degjohem
Une Fahrija jam e pranishme
Faleminderit Leonores per mbeshtetjen qe me ofroi gjat regjistrimit ne I AM POWER 🌹❤️
Mirenjohje nga shpirti dhe falenderim pa fund mentoreve te mi qe japin drite
Mr. Avni dhe Mrs. M. Thaqi
Gjate ketij process ” Celesi I Bllokimeve ”
Ishte qelesi dhe process me i fuqishem qe kam perjetu ne jeten time .
Ky qeles process i bllokimeve, me profesionalizimin, intelegjencen profesional seance I AM POWER te Mimoza Thaqi. Fillova ta njoh veten me mire , perjetova te bisedoj me cdo organ te trupit tim u ndez nje lamp ne trupin tim …
Mendja ime shkoi aq larg sa qe takova njerez te vjeter nuk dija se kush jan ! Me shiqonin me nje pikellim ishin te mbuluar me ngjyra drite te ndryshme …Me mendjen time bisedoja, ju thash : Un jam drite e juaja jam rreze per ju , ata buzeqeshen
Njekohsisht ma dhuruan nje hekur te ftohet dhe nje qeles . Ju peshperita : trupi dhe dora ime ka shume nxehtesi , falenderim per ket hekur te ftohet oh sa mire me beri sepse kisha temperature 🌡
Une po kthehesha ketu ku jam tani .
Perjetova ankth , qava thelle , kisha ngushtim ne gjoks, nofulla dhe bark .
💫Njekohsisht u larguan si nje shkop magic 🪄
O Zot this so beautiful eshte miracle 💫✨️
☀️✨️ Mimoza , ju jeni nje mrekulli
Mimoza🤍 ime : ne ate rrugetim webinar qe un perjetova zeri yt ishte me mua .
Zeri yt I embel I bukur si nje simfoni bilbili qe e ke dhurat nga Zoti 🤲
Faleminderit Zotit , qe ti ekziston Mimoza , drite reze e imja .
Faleminderit shume I AM POWER
Dua te falenderoj stafin ne I AM POWER
Dua te fanderoj asistenten time te dashur, qe dhuron drite ✨️☀️ Leonoren
Falenderim shume mentoreve te mi
MR. AVNI THAQI
MRS . MIMOZA .THAQI
🤍💫🤍💫
Përshëndetje Mimoza 🥰💫
Dua tju falenderoj per Natën e madhe të 5 shtatorit ,ndjeva diçka në stomak pa pushim si rrahje e shpejtë ,si dridhje dhe dua tju them se prej asaj nate ndihem shumë mirë, e di dhe e ndjej se diçkva u çlirua brenda meje 🪷
Të dua shumë shumë 🥰🥰🥰💫💫💫💫💫
Mirënjohëse gjith jeten🙏Zoti ju shpërbleftë familjarisht 💫💫💫💫💫