
Çfarë ndien kur mendon për të fituar më shumë para, për të kërkuar pagesën që meriton apo për të pranuar më shumë nga jeta?
“Çliro Bllokimin Nr. 2 të Parave” të fton të eksplorosh bindjet dhe reagimet emocionale që mund të ndikojnë në marrëdhënien tënde me paratë.
Me udhëheqjen e Mimoza Thaqit, do të kesh një hapësirë për reflektim dhe punë personale, për të kuptuar më mirë çfarë të pengon dhe çfarë dëshiron të ndryshosh.
Kursi përfshin:
• Seancën e trajnimit në Zoom.
• Librin e punës me reflektime dhe ushtrime.
• Meditimin e udhëhequr.
Ndiqe me ritmin tënd. Jepi vetes kohë për të dëgjuar, për të shkruar dhe për t’i kthyer kuptimet e reja në hapa konkretë.
📹 Seanca e plotë në Zoom
Çliro Bllokimin Nr. 2 të Parave me Mimoza Thaqin.
📖 Libri i punës
Shkarko librin e punës dhe plotëso reflektimet dhe ushtrimet gjatë trajnimit.
🎧 Meditimi i udhëhequr
Dëgjo meditimin në një ambient të qetë, ku mund t’i kushtosh kohë vetes pa ndërprerje.
Si t’i përdorësh materialet
Fillo me seancën në Zoom, mbaje pranë librin e punës dhe ndiq meditimin sipas udhëzimeve të trajnimit.

Shum te verteta kto qe u than e gjej shume veten ne shum gjera qe thuhen ktu dhe vazhdoj ti jetoj akoma bllokime ne shum situata po me ndimen e Zotit dhe te iam pawer do dalim nga kto bllokime dhe ta rritim termostatin🙏🏼
Sa e bukur dhe sa domethënëse është kur njeriu fillon ta njohë më thellë veten, t’i kuptojë frikërat, pengesat dhe bindjet që ndonjëherë e mbajnë larg mundësive që meriton.
Unë besoj se pasuria më e madhe fillon nga zemra, nga mendja e qetë, nga besimi në Zotin dhe nga guximi për të ndryshuar atë që na pengon të ecim përpara.
Paraja është një mjet në duart tona, por nuk duhet të bëhet zotëruesja e zemrave tona. Sa bukur është kur njeriu kërkon sukses, mirëqenie dhe begati, jo vetëm për veten, por edhe për të qenë dorë ndihme për të tjerët.
E përgëzoj nga zemra Mimoza Thaqin për përkushtimin dhe dëshirën për t’i ndihmuar njerëzit të reflektojnë, të zhvillohen dhe të besojnë më shumë në mundësitë e tyre.
Zoti na dhëntë furnizim të pastër e të begatë, zemra të pasura me mirënjohje dhe duar që nuk lodhen duke bërë mirësi.
Sepse suksesi më i bukur nuk është vetëm sa fitojmë, por edhe sa mirësi lëmë pas nesh. 🤲❤️
Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Ju dua pa limit
🌹 Flori Agushi 🌹