MASTERCLASS • VIP HAPËSIRË

Masterclass me Mimoza Thaqin

Një proces i strukturuar për mendim të pastër, qetësi emocionale dhe ekzekutim në jetën tënde.

Këtu nuk vjen për motivim të momentit. Këtu vjen për rend, fokus dhe rezultat të jetuar. Masterclass është hapësirë ku e kthen veten në standard.

Masterclass Hero
VIP proces • i organizuar • i ndjekshëm

Nëse je gati ta ndërtosh jetën me rregull dhe jo me shpërndarje, ky është vendi yt.

Çfarë përfshin

Përmbajtja është e organizuar, e pastër dhe e përdorshme. E ndjek në ritmin tënd dhe e mban rezultatin në trup.

Masterclass
MASTERCLASS
Trajnime të strukturuara

Mësime që nuk të ngarkojnë. Të vendosin në qendër dhe të japin drejtim.

  • qasje e qartë dhe e thjeshtë
  • ritëm javor / mujor
  • praktikë, jo vetëm teori
Proces i thellë
PROCES
Stabilitet emocional

Rregullon brendësinë që të mos të marrë dita me vete.

  • qetësi nën presion
  • vendime pa panik
  • kufij të shëndetshëm
Rend dhe disiplinë
DISIPLINË
Rend & ekzekutim

E bën ndryshimin të qëndrueshëm. Jo “nisje të bukura”, por jetë reale.

  • strukturë ditore e lehtë
  • fokus pa lodhje
  • rezultat i matshëm

Udhëheqja

Ky nuk është program masiv. Është për njerëz që duan standard dhe qartësi.

Mimoza dhe Avni

Mimoza Thaqi udhëheq procesin me strukturë dhe thellësi. Masterclass është krijuar për njerëz që kanë provuar shumë gjëra, por tani kërkojnë rend.

Këtu nuk i ikim jetës. E organizojmë jetën. Dhe kur ti vendosesh në qendër, realiteti fillon të përgjigjet.

Qartësi. Qetësi. Rezultat.

Regjistrim / Pyetje

Nëse do të regjistrohesh ose do të dish cili format të përshtatet, na shkruaj direkt.

© I Am Power • Masterclass • Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MASTERCLASS • ÇFARË PËRFSHIN

Trajnimet që përfshihen

Kur regjistrohesh, hyn në një rrugë të organizuar. Jo vetëm video. Ke ritëm ditor, komunitet dhe dy takime të rregullta në muaj për kurset kryesore.

Përfshihen në Masterclass
  • Grupi në WhatsApp me mësime çdo ditë (qëndrueshmëri dhe disiplinë e butë)
  • 1 herë në muaj: “Më e Fortë se Kurrë” (sesione të strukturuara)
  • 1 herë në muaj: “Prindërimi” (qasje praktike, pa dramë, me rend)
  • Qasje në përmbajtje të organizuar sipas temave dhe moduleve
  • Udhëzime të qarta si ta ndjekësh procesin, që të mos mbetesh në shpërndarje
Shënim: Pas pagesës, të dërgojmë udhëzimet dhe linkun e hyrjes në grupin WhatsApp. Mësimet janë të përditshme, të shkurtra dhe të përdorshme.
Çdo ditë mësime (WhatsApp)
1x/muaj Më e Fortë se Kurrë
1x/muaj Prindërimi
Masterclass • Proces i organizuar • Komunitet ditor • Trajnime 2 herë në muaj

UNË HAPA BOTËN TIME PËR JU! TANI ËSHTË RADHA QË JU TË HAPNI ZEMRËN PËR JU. ABONOHU TANI

24 Responses

  1. Nga e kalumja (mami im) gjithmon ka qen tipi ankues dhe viktimizues . Un nga kjo traum paskam kriju Friken e te qenurit ankues dhe viktimizues dhe per ket arsyje asnjjer skam pas guxim me pranu veten tek dikush qe po kaloj nje sfid gjithmon kam fol ne te kaluaren kinse e kam kalu at sfide … kjo paska qen nje bllokim pranimi dhe e dyta me e rendesishmja Endrra ime , kam 6 muaj qe un nuk kam endrru vetem kam mendu , meditu por jo me endrru e pasna pas kriju friken me endrru nga disa (deshtime qe kam pas kete kohe ) dhe kto dy pergjigje mu definitivisht mu ndrru realiteti totalisht sepse ti me ndihmove ti rikthej dy fuqi tmia fal ktij trajnimi fal ktyne gjanave qe mi mson dhe nuk lodhesh asniher nga um Te dua

  2. Mimi kur te kam degjuar ty te ka zgjedhur zemra si Mentore dhe udherrefuese timen .
    Nese kam pasur ndonje dyshim ka qene te vetja ime se a mund une ti arrije ato qe ti thoje ndersa tek fjalet e tua asnjhere .
    Nuk me eshte dashte miratimi i te tjereve per te te ndjek sepse ti je ajo qe me nxorren nga erresira ne drite.
    Dhe sa i perket atyre qe bejme lajka duke iu falenderuar mesimeve tua ,tani i dalloj me energji sepse me behet nje lemsh ne bark para se me mu afru ndersa me heret e kisha pas por skam dite ta dalloj.
    Te dua pa fund 👑

  3. Une falenderoj Zotin qe permes sprovave me drejtoj tek Ti!
    Ku askush nuk me garantoj se do te ja dalim bashk!
    Faleminderit Mimi dhe Avni Thaqi!
    Zoti Ju shperbleft me te mirat e Tij.
    Jeni me te miret!

  4. Pershendetje Mimoza , un po flas nga pervoja ime , ne rrugen e zhvillimit personal kam hyre qe 5 vite kur perjetova ankth dhe depresion mas lindjes se femijes se dyte , dhe ne ate kohe kur krahasoj veten dhe degjoja mentore te tjeta un kisha dridhje dhe frik edhe me shume , ndersa kur merrja mesime nga ty , ishte sikur nje thirrje e bredshme , ose te them me mire sikur nje dore te me kapte per gjoksi dhe te me thonte ktu eshte rruga jote , dhe vazhdova aty ku me tha brendesia ime , dhe ka pas familjar ose rreth qe me kan thene je duke e humbur kohen kote un prap vazhdoja , ndoshta jo nr shkallen e duhur , por prap jam mese e lumtur qe ne kohen time te lire aq sa kam pasur mundesi, sepse ka qen nje kohe shume shume e ngarkuar per mua . Ndersa zeri i te vertetes nuk e di nese eshte si sakt , kur kur dikush mundohet te me bej lajka ne pjesen e lukthit e ndjej njefar si vjellje ose trubullim , dhe e kuptoj kur me genjen dhe kur jo . E ndjej ne brendesi

  5. Mimi une kur kam fillu te me intereson zhvillimi personal e kam ndjek nje tjeter grua dhe paprit filluan shum dyshime shum pyetje shum enderra te keqija shifsha , dhe filloj rruga ala me e veshtir te me behej ,Ty akoma nuk te njihja dhe lutsha Zotin te me drejtoj aty ku duhet dhe ne moment qe kam degju nje video tende dhe ke then LEXO ne at video me ka leviz ne zemer diqka edhe kurr ma dyshime nuk kam pas dhe jam bashkangjit ne I am Power ,pikpytjet dyshimet enderrat e keqija gjitha mu larguan menjeher,dhe jam falenderuese Zotit te gjithqkaje dhe falenderuese ty dhe gjith stafit,Te duaaa❤️

  6. Pershendetje Mentorja e Mrekullive kerkoja njez të dritës por Zoti më dërgoj tek ju zëri im i brendshëm esht i sinqert me mua sepse sepse jam në rrugen e duhur nuk ndegjoj zhurmat nga jasht sepse jam aty ku un kam kerkuar një falenderim Leonora Beqa me ka antarsu ne kete rrugtim dhe nuk do te ndalem asnjeher ne zhvillimin personal mirnjohse dhe falenderuese per ty gjith jeten ju dua sinqerisht 🙏❤️🌟👸

  7. Me thënë të drejtën, Mimi,
    zëri i shpirtit tim më afroi pranë teje.
    Në atë kohë nuk e dija saktë
    ku isha nisur dhe ku po shkoja,
    por sot e kuptoj se Zoti ishte Ai
    që më kishte afruar pranë teje.
    Ai e dinte se sfidat e jetës sime
    nuk do t’i kaloja vetëm,
    por duke mësuar, duke u rritur
    dhe duke ecur me ty pranë.
    Sa për dyshimet – po, kanë ekzistuar.
    Por ato nuk ishin për ty.
    Ishin nga mungesa e besimit në veten time,
    nga frikërat dhe kufijtë e mendjes sime në atë kohë.
    Sot jam e qetë dhe e sigurt:
    nuk besoj më që të kërkoj diku tjetër
    atë që e kam gjetur te ti.
    Nuk e zëvendësoj dot besimin, mësimin
    dhe udhëzimin që kam marrë nga ti.
    Jam thellësisht falënderuese
    dhe kam respekt të pafund për ty.
    Po ta them nga thellësia e shpirtit tim,
    me gjithë sinqeritetin që kam brenda.
    Të dua shumë, Mimi. 🤍🙏🙏

  8. Mimoza att qe thua ti e ndjej ne shpirt, qe shpesh edhe me Dalin LOT duke te degju, keshtu qe smund te dyshosh kur eshte diqka e paster sepse ter qenja te thot kjo eshte e verteta, une mund te dyshoj ne vete kur si kuptoj do gjera, por jam ne proces te sherimit dhe vetedisimit. Mimoza dhe Avni Faleminderit qe po ndani pervojat dijen e juaj me ne, Zoti ju bekoft✨🙏 ju jam mirenjohse per gjithqka qe ndani, ju jeni sikur prindet qe dojn ti edukojn femit e tyre, ashtu ju di juve. Me duket se ju njof moti eshte nje lidhje shpirtrore qe e ndjej kam respekt shume per juve, ju dua✨✨❤️❤️

  9. 🌟Mirëmbrëma Mimoza 🌟🌟

    Mimoza, faleminderit për fjalët dhe sinqeritetin tënd.
    Është e bukur mënyra si e thekson dëgjimin e zërit të brendshëm dhe lidhjen me të vërtetën.
    Edhe unë besoj se kur diçka është e drejtë, zemra e ndien qetësisht.
    Në të njëjtën kohë, mendoj se secili prej nesh ka ritmin dhe rrugën e vet të të kuptuarit. Pyetjet nuk janë gjithmonë dyshim, ndonjëherë janë kujdes dhe përgjegjësi ndaj vetes.
    Uroj që secili ta gjejë të vërtetën e vet me paqe, përulësi dhe dritë në zemër ❤️🌟🌟🌟

  10. Une kurre se kam dit qe ekziston nje njeri si ty Mimoz, as nuk kam kerkuar asnjeher. Mua Zoti me drejtoi tek ty. Nga Lutjet e mia ndaj Zotit dole ti para syve te mi.
    Nuk ka dite qe nuk e falenderoj Zotin pafund per kete bekim qe me solli.Aty ka filluar te Dale drite nga shpirti im, te di kush jam dhe te kuptoj ne cfare Bote un kisha jetuar deri ate dite.
    Mesova cfare eshte lumturia, si ta ndjej apo si un te besoja gjithcka te jetes time te Dora e Zotit.
    Une jam shum e lumtur Mimoz,kete lumturi ma solle ti dhe gjithcka qe ti ke krijuar.
    Pjesa tjeter te un nuk ekziston as ne mendje as ne asgje timen.
    Ti je drit per shpirtin tim dhe mirnjohja e dashuria ime per ty nuk pershkruhen me fjale vetem Zoti I di.
    Te dua shume Quenn!

  11. Faleminderoj Zotin qe me udhezoi te Mimoza dhe une e ndjej brenda vetes se ajo eshte personi I duhur nga e cila duhet te mesojme.
    Fal ty Mimoza une dola nga nje erresire shum e madhe ne dite 🙏🙏🙏
    Un mendoj ndryshe un veproj ndryshe un jam me e vetedijshme … dhe nuk kam nevoje me per miatimin e askujt …kur me afrohen njerez qe me bejne lajka me para behesha nervoze qe sme bente mir por tash mundohem vetem te largohem fal mesimeve te mentores Mimoza…te jam pa fund mirnjohese e dashur Mimoza ❤️💎🌍🍀🌟🙏🙏🙏

  12. Përshendetje Mentorja e Mrekullive.Kisha vite që kur jetoja në Greqi që punoja shumë ore 16-18 ore dhe asgjë nuk ishte ashtu siç punoja me shpirt, sfida në familje dhe shumë gjëra të tjera. Lutesha o Zot a me dëgjon, me drejto tek një libër që të bej lutjet e mija, se kaq njohuri kisha dhe nga rrjetet sociale s’kisha informacion. Dija vetëm të punoja pune të rënda, por, rastësisht, po tani e di që nuk ishte rastësi dëgjova një vidjo për një seminar që mbahej në Shëngjin në Lezhë dhe thash direkt po. As të regjistrohesh nuk dija por kur të shikoja mbushesha me oksigjen, fjalët që flisje ishin të mëdhaja por energjia kur të takova nga afër të dilte zemra vendit, syt e tu si qetësi në shpirt, gjithçka bukuri. Nga ajo ditë gëzoja pa diçka konkrete, pata te tjera sfida ato që kisha kaluar kishin zënë gjithë hapsirën në çdo qelizë por kisha mësuar dhe i flisja me dashuri, une nuk ju ngacmoj ju pse me ngacmoni? flisja me duart e mija I thoja tani do punojmë e kështu me rradhë. Më vonë u lidha me shpirtin e bukur në stafin tuaj Zejnepen që është mbrekulli me vete që ndjen çdo gjë që kaloj pa folur me të. kur drita futej në të çarat e shpirtit tim dilte edhe një sfidë tjetër. Kjo ishte koha kur thoja me vete po une po mësoj po i bej këto pse nuk ikin. Në vazhdim prap me vidjot e tua të mrekullueshme kuptova që po pastrohesha nga ngarkesa edhe kjo funksionoj sa her me dilte sfide tjetër, po t’a analizoje i kishte rrënjët me të thella sa dukej, dhe sa më shpejt ti kuptosh aq më shpejt ndriçon.
    Tani jam këtu, pikturë në shpirt
    ” shpirti ime te njeh, zemra ime pulson, e do jetën, dhe mendja ben plane për takime me hynin tënde. Jam falënderuese dhe mirënjohëse zotit që të krijoi dhe nuk me dha një libër që kërkoja por gjithë universin. Falënderuese dhe mirnjohese familjes tuaj dhe shumë respekt për mentorin Avni Thaqi!

  13. Përshendetje Mimoza❤️ je nga ata njerëz që nuk të udhëheqin me zë të lartë, por me shembuj. Ajo nuk më mësoi vetëm hapa drejt suksesit, por më ndihmove të kuptoj vlerën time, të besoj në rrugën time dhe të mos kërkoj miratim aty ku e vërteta tashmë jeton brenda meje.Jam shumë me fat qe te njoha dhe e falënderoj Zotin per gjithqka👑💎🤍💋

  14. Shpesh here edhe une mahnitem❤️ me pranine e nje personi te till ne kete bote fizike, siq na eshte e pazevendesueshmja Mimoza Thaqi 🤲❤️
    Prandaj, dua te falenderoj Zotin se pari per kete mrekulli qe solli tek ne. Solli Mimozen ne kohen kur me te vertete i duhej njerzimit, ne kete kohe transformuese!
    Faleminderes Mimoza qe ekziston! Zoti te bekofte ty ❤️dhe familjen tuaj! Te jam shume falenderuese dhe mirenjohere per qdo sekond qe na e kushton 🤲
    Mimoza e them me plote bindje se je mentorja ime e shenjet sot dhe gjithemon ne jete! E ndjeje me zemer kete energji te pastert qe vie nga zemra, burimi i sigurte!
    E them me plote zemer, se kam besim tek ty ❤️

    Une e dua Zotin, Zoti me don mua!!!
    Une e dua Mimozen, Mimoza me don mua!!!
    ❤️👑❤️👑

  15. Mimi 🫶Për mua personalisht, mësimi dhe besimi vijnë nga përjetimi, jo nga zhurma e jashtme. Kur ndjen respekt dhe rritje nga një njeri, nuk ka nevojë për miratim nga të tjerët, e vërteta ndihet, nuk votohet. Shumë e vërtetë asht, ka njerëz që nuk hyjnë rastësisht në jetën tonë. Ata vijnë për të na zgjuar, për të na kujtuar kush jemi dhe për të na mësuar të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm. Kur një mësim vjen nga zemra dhe sjell dritë, pa frikë e pa imponim, nuk ka nevojë për miratim nga askush tjetër. E vërteta ndihet, nuk argumentohet. Faleminderit për këtë kujtesë kaq të pastër dhe të ndjerë.
    Zoti të shperbleft më gjitha tmirat e Botes 🙏

  16. Nga eksperienca ime ,une cdo sinjal e kam marre vetem nga enderrat dhe nga shpirti 🙏 Shpirti ndihet rehat me njerzit e duhur dhe asnjeher nuk kam dyshyar edhe pse shume njerz me thoshin te kunderten per zhvillimin personal ,nuk me intereson me cfare thone se ajo qe kam arritur eshte pasuria me e madhe ,Eshte vete jeta ,te dua shume dhe je Mentorja me e mire 🙏 shpirti e thyen egon 🙏Shpirti im flen rehat nen tingujt e zerit tend 🙏 Eshte nje tem shume e bukur dhe gjate per diskutim do me pelqente shume te na pyesje ne nje seminar ose webinar dhe te thoshim ndjenjat dhe perjetimet tona 🫂🙏👑asnje fjale skam menduar ne krto momente ,shpirti foli 🙏🙏🙏☝️☝️☝️Zoti udheheq une bashkepunoj 👑

  17. Përshendetje e dashura ime,nga zemra ime po te pergjigjem per këtë pyetje shum me vend,nga zoomi i par që te kam par dhe degjuar shpirti me ka then se kete përson e ka kerkuar me vite.Kam thene me vete:Faliminderit zotit që ende ekzistojn njerz te ketij lloji siç je ti🥰Nga ajo dite e deri me sot fljalet e tua kan peshë shum te madhe tek unë,çdo trajnim le mbres tek shpirti im dhe shum mir e di se jeta ime është duke ndryshuar për të mirë çdo ditë falë teje.Faliminderuse dhe mirenjohse do te jem ty dhe zotit deri ne frymen time te fundi.ti je mrekulli per shum shpirtra që kan shum nevojë per dritë andej si mund ta mendoj dikë të të zavendosoj kur ne çdo qelizë te trupit je ti e dashura jonë.Vetem zoti e di sa te dua dhe sa te admiroj.Faliminderit dhe zoti te bekoftë gjithmonë❤️🥰

  18. Ka shum vite qe ne vitin 2015 u njoha me zerin tend dhe pranin tende Mimoza👑❤️
    Po shikoja çdo gje qe ti nxirje ne jutub
    Dhe shum gjera te tuat un i kam shkruajtur ne nje fletore qe te mos me ikin dhe ti ruaj qe ti perseris,sepse shpirti dhe zemra ime ishin te teura per kto mesime te vyera
    Un nuk kam nevoj te pyes askend se nga te mar mesime dhe ke te ndjek, sepse, shpirti ,mendja dhe zemra ime zgjedhin para se te vendos dhe te pyes une se cilin apo cilen te ndjek.
    Keshtu qe une jam shum e lumtur qe zemra dhe shpirti im vendosen te te ndjekin ty e dashur dhe e nderuar Mimoza Thaçi👑❤️
    Falemderoj ZOTIN qe lutjet e mija ,ne jeten time sollen pranin tende e dashur dhe e nderurar Mimoza dhe kto mbreteresha te vleresuara ne ket grup, te cilin zemra dhe shpirti im e kan cilesuar grupi i mrekullive te vazhdueshme👑👑👑👑❤️❤️❤️❤️
    Ju dua❤️👑

  19. Une i ndoqa shenjat nga lutja qe bera me shpirt, ashtu sic kam bere gjithnje kur nuk kam mundur ti jap dot zgjidhje vete dhe Zoti mi ka sjelle ne menyren me te persosur dhe ma drejtoi timonin ne rrugen e duhur te Iam power.. E kam ne mendje momentin kur bera lutjen me shpirt te vinte dikush te me ndihmonte me pergjigjet e zgjidhjet te cilat spo i gjeja askund dhe te sheroja sidomos shpirtin tim… Eshte e mahnitshme qe Zoti na i sjell sipas menyres me te mire per ne , mua me erdhi nepermjet nje pyetsori i cili mu duk ndryshe dhe i cuditshem realisht por i vecante, me doli 3 here rrjesht dhe vendosa ta plotesoj dhe aty mora pergjigje nga Leonora per nje takim, pashe emrin e Mimozes dhe hulumtova pak ( hulumtimi me i lehte per mua, gjithcka rreth jetes se saj e qarte , me shume pervoje reale te asaj qe tregonte , mbi te gjitha kishte kaluar e realizuar ne menyre te drejte e paster te gjitha ato qe une i doja por i shihja si endrra shume te largeta… Degjova nje audio edhe kete te treten here arrita ta perfundoj, ze hyjnor qe ma qetesoi shpirtin dhe ajo qe me mbeti ne mendje ishte nga fundi ku tha “faleminderit qe me degjove” ne nje menyre shume te paster , me dashuri, pa presion per ta ndjekur(ndryshe nga te tjere)……Nuk lexova shume komente, mjaftonin 5 nga ato per ta ndjere falenderimin dhe mirnjohjen e njerezve te tjere ndaj saj…. Me ne fund thashe e gjeta ate qe dua ta ndjek si shembull per here te pare ne jeten time, me pas gjithcka u perforcua nga drejtimi i duhur i Leonores ne nivele etj , une e dua shume vetmesimin dhe kjo akademi ishte dhe eshte realisht thesar i madh ku mund te punosh ne menyren me te mrekullueshme e ne themel me veten ku e kur te duash…..Mentore te tjere te zhvillimit personal me kane dal me pas ne rrjete sociale por nuk arri dot as ti shoh, por i respektoj gjithsesi, ndoshta i kam pare pak per ta pare dallimin dhe per te falenderuar Zotin qe me solli te mentoret e duhur…Dyshime skam patur asnjehere te ti, as me eshte dashur miratim, miratimi i vetem isha une, ama pasiguri te vetja po kam patur , me shume se si do i arrij une te gjitha keto…. Njerzit qe bejne lajka si kam patur kurre problem sepse i kam ndjere gjithnje dhe i shihja kur flisnin per te tjere sepse sado bukur te flasin vjen nje moment qe e drejtojne gishtin te tjetri shume ashper, tani fale teje arri ta kuptoj me qarte ndjesine e energjise ….. Zoti mi Ka larguar gjithnje ne menyren e duhur e pa u demtuar nga lutjet qe i beja me shpirt…
    Falenderoj deri ne pafundesi Zotin qe me solli ne kete rruge dhe me ty Mimoza jone madheshtore , uroj te ta shperblej sado pak gjithe ate qe Ke bere e ben per mua …. Te arrish te sherosh cdo plage e te kesh sukses ne cdo fushe te jetes nuk besoj ta gjesh ne vend tjeter pervec se ne Iam Power e afer Mimoza e Avni Thaqit….. Suksesi me i madh per mua qe ska cmim eshte qe kam arrit ti shoh sfidat si shkalle rritje, si bekime, menjehere mendoj cfarè e mire po me vjen, tja dorezosh Zotit cdo rezultat (kete e vertetova edhe keto dite)…. Kete as e kisha menduar ndonjehere se do arrija ta bej e perjetoj me ndjenja lumturie …. (Gjate nje bisede me bashkeshortin i cili nuk i ndjek mesimet por me respekton i kam thene cfaredo te me kerkosh do ta marr ne konsiderate te te degjoj ama te mos ndjek Mimozen mos ma kerko kurre e as mos e diskuto se sdo te te degjoj aspak)….
    Te Dua shume Mimoza , mbretereshe hyjnore …. Faleminderit Zot qe je kaq i mire e meshirplote e me bekove ne kete rrugetim te mrekullueshem dhe me ndihmo te vazhdoj ne kete rruge te mrekullueshme pergjithnje. Amin🙏👑🌟🌟🌟🌟❤️❤️❤️❤️

  20. E dashur Mimoza tasht nje vit qe jam ne ket rrugetim
    Jam njeri me e lumtur ne bote qe je mentorja ime dhe e pazevendesueshme Shpirti im nuk gjet qetesi shume kohe edin pse se askush nuk ma kuptoj at shpritin e mbrendeshem qe e mbaja me shum plag vuajte frik Ti Engjulli ime mi qetsove kam filluar dhe te sherohem dita dites
    Jam falenderuse dhe shume mirenjohese Melihates dhe Leonores qe me shume dashuri e qetesi me kapen per dore me nxorren nga ajo erresir Me ju shpriti ime u qetesua mendja ime esht ndritur vetbesimi po rritet IamPower Mimoza Avni Thaqi Mrekulli ne jeten time 🙏🙏

  21. Oh Mimoza te jem Mirenjohese gjat gjithe jetes e dashur .
    Un nuk di si ta pershkruj me fjal por fundi i vitit 2018 ishte per mua nje Bekim edhe e falenderoj Zotin shum veten time qe u drejtova ne ket rrug per tek ti. Meso va mesimet me te vlefshme ne jet . Te dua shum Mimi . Zoti te Bekoft.

  22. Nuk ka dite qe nuk e Falenderoj Zotin
    qe me dretoje te ty
    Mimoza ti je drite per shpirtin tim dhe
    Mirenjohese Flenderues PA Fund
    Te Dua shum ❤️❤️❤️❤️💖💖💖💖

  23. Pershendetje Mimi🥰. Falenderoj Zotin qe me menuren e tij me afroi tek ti. Te falenderoj Mimi dhe te jam mirenjohese per gjithe ndihmen qe me ke dhene.Jam e plotesuar dhe e lumtur qe erdha dhe ju takova ne Seminar ne Tirane.Dyshime skam, vetem i lutem Zotit te me jap force te kaloj nivelet ne I am power. Te perqafoj 🫠❤️

  24. Përshëndetje e dashur Mimoza, ju falemderoj nga zemra për çdo keshill. Jeni shpëtimi i shumë shpirtrave që kanë kërku nihmë, rrugdalje nga e errta. Të falenderoj GRUA e FORT. Thjesht faleminderit gjithënjë! Jamë me fat që ju njof! FALEMINDERIT❤️🙏

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Price Based Country test mode enabled for testing Germany. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari