Letër e shkruar nga Mimoza Thaqi ( Mimoza Halili) 17 Maj 1996 E shkruar në anglisht.
Letër e shkruar nga Mimoza Thaqi ( Mimoza Halili) 17 Maj 1996 E shkruar në anglisht.
E përkthyer sot me date 02.09. 2024
Çdo gjë është interesante dhe pa asnjë zgjidhje. Shumë keq kur njeriu ka probleme me veten. Dhe e para ai nuk e di se kush është, pse po jeton në këtë botë dhe ai nuk e di pikëqëllimin e jetës së tij të vetme.
Ai mendon se me forcën e tij mbi njerëzit tjerë do të arrij diçka. Por ai nuk e di se çfarë është duke bërë e bën për veten, dhe një ditë do ti vij keq për veten por atëherë do të jetë vonë.
Është interesante kur ke të bësh me njerëz interesant, me kamelona që ndryshojnë fytyrat në të gjithë anët në gjithë momentet e jetës së tyre të shkurtër. Po çfarë të bësh me to, intelegjenca e tyre është shumë e vogël dhe ata nuk e kuptojnë se një ditë çdo gjë do të jetë në qendrën e mediumit dhe kjo quhet realitet.
Realitet quhet ai termin i cili do të dalë edhe nga deti nëse e fut aty…Realiteti është gjithçka në këtë botë të madhe, Reliteti është MBRETI i njerëzimi në gjithë botën. Ajo e uren forcën e rrezes së diellit dhe nuk shifet nga njerëzit që nuk e dinë se cili është pikësynimi i jetës së tyre të shkurtër..
Tani do të shkruaj për veten, se në gjithë jetën time do të jem mikesha më e mirë e realitetit, duke e ditur se do të jem viktimë e tij. Unë nuk do të bëj asnjëherë diçka në këtë jetë e cila nuk është e rregulluar në rrugën e drejtë.
Unë gjithnjë do të mundohem të jem e saktë në punën time, dhe në jetën time private. Sepse mendoj se kur njeriu është korekt dhe nuk mundohet të ju bëj keq personave të tjerë, ai gjithnjë do të jetë Lideri i parë i kësaj bote të madhe dhe të vogël, i kësaj jete të gjatë dhe të shkurtër.
Çfarë jam unë në këtë botë? Çfarë do të bëj nëse çdo gjë më kthehet mbrapsht?
Përsëri do tia nis nga fillimi, dhe do të jem me realitetin dhe në fund të saj do të jem një FITIMTARE.
Mimoza Halili
Përkthyer në sot një letër të cilën ia kam shkruar vetes së sotme.
Mos të themi më se nuk e dijmë pse jemi këtu…
Price Based Country test mode enabled for testing Gjermani. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari