Description
Lloji: Kurs on-line
Kohëzgjatja: 3 orë (vetë-mësim)
Përfitoni: Çertifikatë
Gjuha: Shqip
Niveli: Hyrës
Aksesi: Përgjatë gjithë jetës
Shkathtësitë esenciale për biznes
(Pse është i rëndësishëm Fokusimi juaj për Sukses?) Një hyrje në aftësitë më thelbësore të biznesit dhe artin e menaxhimit efektiv të kohës.
FOKUS – Trajnim për Përqendrimin dhe Disiplinën Mendore
Nëse ndihesh i shpërqendruar, i mbingarkuar me plane dhe ide, por pa një drejtim të qartë, ky trajnim është krijuar pikërisht për ty.
Ky kurs të mëson si ta vendosësh mendjen në shërbim të qëllimit tënd. Jo vetëm të mendosh për suksesin, por ta ndërtosh atë me përqendrim të vetëdijshëm dhe veprim të strukturuar.
Çfarë do të mësoni?
-
Bazat e përqendrimit dhe fokusimit mbi një temë të caktuar
-
Si ta ruani vëmendjen në një kohë kur punoni me disa plane praktike
-
Si të bashkëpunoni me të tjerët duke përdorur njohurinë dhe energjinë e tyre për të realizuar qëllimet tuaja
-
Si të përdorni dy ligjet kryesore të suksesit:
-
Ligjin e Vetësugjerimit
-
Ligjin e Zakonit (Shprehisë)
-
Do të kuptoni pse zakonet janë çelësi i rezultateve dhe si të krijoni shprehi që ju çojnë drejt mjeshtërimit të një projekti apo qëllimi.
Ky trajnim ju jep esencën e fokusimit. Pas tij, ose do të keni qartësi dhe disiplinë, ose do ta kuptoni se sa seriozisht e merrni jetën tuaj.
Çfarë përmban kursi?
-
3 orë video trajnim i strukturuar
-
Prezantim me shkrim i kursit (81 faqe)
-
Libër Pune i detajuar (136 faqe)
-
Testim praktik: Si të fokusohemi në një projekt dhe ta përfundojmë në kohë
Struktura e kursit
PJESA 1
1 minutë përgatitje kursen 3 minuta ekzekutim dhe 10 minuta zhgënjim. Mësoni si të përgatiteni saktë para çdo veprimi.
PJESA 2
5 rregullat e veprimit për të formuar shprehitë që dëshironi.
PJESA 3
Fuqia e izolimit të qëllimshëm. Si të krijoni hapësirë të qetë për fokus maksimal.
PJESA 4
Prezantimi në detaje i mekanizmave të përqendrimit.
PJESA 5
Fletë pune praktike “Mendo dhe Pasurohu” për ta kthyer fokusin në rezultate konkrete.
Testimi Final
Si të fokusoheni në një projekt dhe ta përfundoni brenda afatit.
Formati i kursit
100% Online
Akses i menjëhershëm.
100% Vetë-mësim
Studioni kur të dëshironi, me ritmin tuaj.
Përfitimet
-
Mësoni një aftësi të re thelbësore për sukses
-
Rritni disiplinën mendore
-
Krijoni zakone produktive
-
Merrni certifikatën tuaj personale pas përfundimit
Ky nuk është thjesht një kurs për fokus.
Është një vendim për të jetuar me qëllim, jo thjesht për të kaluar ditët.






Reviews
There are no reviews yet.