Gjithnjë duke u nisur nga vetja ju drejtohem juve, vitin e kaluar kisha dhënë shumë mund mental dhe fizik për të mirën e të gjithëve por në këtë udhëtim shumë pak i kisha dhënë vetes hapësirë, qetësi, meditim apo mirësi.
Kur jep shumë pret edhe nga të tjerët shumë por të tjerët të japin aq sa i jep ti vetes.
Kur vërejta se çdo gjë ishte e tepërt nga përbuzja dhe mosvlerësimi i të tjerëve, dhe kur pash se ishte mbushur kupa më duhej të vendos diçka, sepse çdo gjë u bë e padurueshme.
Duke ditur se edhe në aspektin shpirtëror po ndyshon Planeti në Frekuenca më të larta më dukej se frekuencat tokësore nuk më lejonin të ngritesha.
Këto dy vite nuk kanë qenë të lehta për familjen tonë, investimin miliona Eurosh na e mbyllën sepse në shtetin ku jetojmë është e ndaluar të shesësh ujë të pastër dhe e lejuar të shantazhohesh dhe kërcënohesh nga “pushtetmbajtsit” ato të cilët nëse nuk ndryshojnë për të mirë ose do të vdesin ose do të vuajnë shumë.
Këtë nuk e them unë por shumë mësues shpirtëror nga të cilët mësoj.
Prandaj e pashë si domosdoshmëri se unë duhet të bëj diçka me veten. Dhe i thash Avniut mua më duhet të ik, më duhet të arratisem diku ku do të jem vetëm me veten dhe askënd tjetër.
Nga mësuesit shpirtëror që mësoj kisha blerë shumë trajnime por nuk kisha gjetur kohë ti dëgjoj.
Avniu më tha kudo që të shkojsh do të dërgoj vetëm qetësohu dhe rimbushu në energji.
Dhe ashtu ndodhi… u arratisa për 14 ditë…
Dhe sot që shkruaj këto fjalë është dita e shtatë, unë jam vetëm në një shtëpi të vogël afër detit, kam laptopin, kindle, dhe telefonin. Vendos dëgjueset në vesh dhe dal ec rreth detit, vetëm, por për çudi nuk ndihem aspak vetëm ajo që më çudit është se unë këto ditë kujdesin e vetëm që kam është vetja ime, unë duhet të bëj ushqim vetëm për veten, të pastroj vetëm për veten, të laj rrobat vetëm për veten, të mendoj çtë bëj vetëm për veten, sa liri, kur kam ndjere veten kështu asnjëherë sepse kur bën fëmijë ti nuk je vetëm kurrë.
Dhe si nënë si grua ti ke obligime pafund, te gjitha i bën për fëmijët dhe ata të përbuzin më në fund, pse sepse ti skujdesesh për veten dhe ato janë pasqyrë e brendesisë tënde. TI skujdesesh për takimin me Zotin as ëngjujt që të të udhëzojnë se çfarë të bësh e pret shpirtërat në trup njeriu të sillen ndryshe me ty , kushdo qofshin ato, nëse ti lexon unë kam akoma për të shkruar unë po shkruaj librin e dytë… duke shkruar përmbajtjen e retreatit në Golem të Durrësit.
Pra duke ecur u ulja të pija kafe ne hotelet shumë të bukura që janë ndërrtuar, dhe një ditë pas disa ditëve që më duhej të bie në vete nga lodhja e tepërt mentale, fizike dhe shpirtërore unë pyeta kamarieren a ka ky hotel sallë konferencash, ajo më tha po dhe e thiri menaxherin. E shikova sallën ishte spektakolare, e shikova lobin ishte mbretëror, e shikova SPA ishte një luks i papërshkruar. DHe aty unë vendosa se ky është Hoteli i Retreatit të ardhëshëm.
Ngjante shumë me rrugëtimin e shpirtit tonë dhe quhej EPIDAMN DHE KUPTIMI I EMRIT TE HOTELIT ISHTE EMRI I VJETËR I DURRËSIT por edhe diçka e karakterizonte Suksesi dhe qëndrueshmëria janë dy fjalë që ju përshkruajnë më së miri. Vendosja e vetes synime dhe dhënia e gjithçkaje që keni për t’i arritur ato është një dukuri normale.
Dhe ja që vendosa të takohemi në Durrës këtë rradhë. Ku do të ju tregoj çfarë më ndihmoi të takoj Zotin, si luftova me errësirën, si kalova deri te dimenzioni i 9 si gjeta çelësat e shpirtit dhe si rigjenerova THE SPIRIT, dhe cilat dhurata mi dha Zoti.
Tani përsëri do të dal të ec, të meditoj dhe më vonë do të vazhdoj të shkruaj, më duhet të takoj edhe një herë menaxherin e hotelit që të bëj marrëveshje me të.
Dhe pas takimit m menaxherin, u mirekuptuam per eventin, per darkën pas semianrit ai me tha se ka edhe muzike ku ne mund te argetohemi pafund ashtu sic ne dijme, ashtu sic anetaret e Iam Power jane, janë yje, jane luftëtarë të dritës janë energji e pastër e Zotit janë shpirtëra të fuqishëm që erdhën të ndihmojnët njerëzimin në ngritjen në frekuencat e Zotit. Ju nuk e dini sa shume ju dua, ju nuk e dini se sa shumë Zoti ju do, ju nuk e dini sepse jeni shumë të mirë dhe shumë të përulur para mirësisë së Zotit ju keni harruar kush jeni, ju keni harruar se Zoti ju do, unë ju lutem dhe ju them Zoti ju do shumë dhe ai pret që ju të merrni atë që merritoni por ju duhet të lejoni këtë mrekulli të ndodh në jetën tuaj.
Zoti do qe ju te jeni të lumtur, të shkëlqeni dritën e shpirtit tuaj, të riparoni frymën the Spirit, të përfdorni mendjen tuaj për të krijuar gjithçka që ju doni.
Pasi dola nga hoteli ku do të bëhet retreati ku kishte shumë njerëz, dhe ku menaxheri ishte shumë mirëkuptues unë vazhdova të ec dhe të dëgjoj mësimet që i kisha blerë dhe nuk kisha patur kohë ti dëgjoj. Dhe kur i dëgjoja qaja sepse vërtet kisha harruar veten.
Po ne njerëz të mirë që jemi harrojmë veten, japim shumë për të tjerët duam të gjithë ti shohim mirë, duam të gjithë ti shohim si ndriçojnë sepse yjet duhet të ndriçojnë dhe jo të akullnojnë dritën e tyre.
Dhe sapo kthehesh ne realitet shikon sa shpirtëra i dhanë fund udhetimit në këtë botë sepse kurrë se kuptuan rendesine e ngritjes në energji, besimit në Zot… Edhe pse bëra unfollow shumë portale që ndajnë errësirrën përsëri fb më sugjeron lajme kush kënd vrau dhe kush si vdiq…
Asnjëri nga ne nuk e di si do të vdes, kur do të vdes dhe ku. Por ajo që duhet të dijmë është si të jetojmë të qetë dhe të krijojmë një botë më të mirë.
SI të krijojmë botën më të mirë kur ne nuk jemi të mirë me veten, kur vazhdimisht e akuzojmë nga akuzat që kemi marrë në jetë, si ti largojmë akuzimet dhe bile nga njerëzit më të dashur për ne, si kur ne i ndihmuam dhe ato na ktheyn shqelmin, si kur ne ju dhamë më të mirën e shpirtit tonë e ato na keqkuptuan.
Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të paskrupullt, çfarë i ushqen këta njerëz që ti i ushqeve me dashuri e ata ta kthyen me urrejtje?
Ata ushqehen nga demonë që i përkasin errësirrës dhe nuk lejojnë dot që drita jonë të shkëlqejë.
Prandaj është esenciale që ne të mbrojmë njëri tjetrin, të mbrojmë veten nga këta demonë të errësirës, sa më shumë që ne të shkëlqejmë aq më shumë ato do të zhduken.
KUSH DUHET TË MERR PJESË NË KËTË RETREAT:
KJO MUND TË JU DUKET E PAMUNDUR SEPSE KENI PROVUAR GJITHÇKA DHE JENI NË TË NJËJTËN GJENDJE.
Por unë ju premtoj se shume nga ju pas këtij retreti do të ju duket se një barrë e madhe u largua nga ju dhe sikur ju qartësuan sytë dhe veshët të shikoni jetën nga një këndvështrim pozitiv.
Të dashur pa larguar energjitë e erësirës nga aspekti juaj i jashtëm asgjë nuk ndryshon në botën tuaj.
Sëmundja së pari është krijuar nga energjitë negative që keni vuajtur pjesën më të madhe të kohës, varfëria është gjithashtu efekt i këtyre energjive për të cilat do të flas në këtë retreat.
Dhe nëse e ndjeni veten se ju duhen këto ndihma energjetike dhe këto informacione të thjeshta dhe të lehta për tu mësuar na kontaktoni.
Zhvilloni një lidhje më të fortë me veten. Me ngutje dhe nxitim të jetës së përditshme, mund të jetë e vështirë të ndajmë kohë për veten tonë, qoftë për stërvitje, meditim, lutje, relaksim apo ndonjë gjë tjetër.
Ju mirëpres me shume përzemërsi dhe dashuri
Mimoza Thaqi
E Premte 23 Shkurt
Check in Hotel: 14:00-15:00
Ora 17:00: Takohemi te Lobi i Hotel Epidamn White Golem
Ora 17:30 deri në perendim të Diellit
Plazh për ushtrime mentale, meditime dhe njohje me njëri tjetrin.
Meditimi: Fillimi i Pastrimit të rrugës suaj nga energjitë negative.
Ushtrimi: Fuqia e vëzhgimit , dhe dëgjimit-fizik dhe shpirtëror, si të shikojmë dhe dëgjojmë veten tonë të lartë, si të marrim udhëzimet e duhura.
E Shtunë 24 Shkurt
Ora: 07:00 -08:00 Meditimi i mëngjesit:
Seminari: 11:00-18:00
Ora 10:30: Regjistrim për Semianar Kati 1 Hotel Epidamn White Golem ( Salla e semianrit)
Ora 11:00 Filllon Seminari.
Në Seminar do të flitet për:
E Diel 25 Shkurt
Ora: 07:00-08:00 Ushtrime dhe Meditimi i Mëngjesit
Ora: 8:00-9:30: Mëngjesi
Ora: 9:30-10:00 Chek out nga dhomat e Hotelit.
Ora: 10:00-13:00 SPA -Hotel Epidamn White Golem (falas për personat që qëndrojnë në Hotel, ndërsa 30 Euro hyrja për të tjerët) kjo është alternative kush don mund të shijojë SPA e mrekullueshme të Hotelit.
Ora 13:30-16:00 Plazh- Meditime, Ushtrime dhe ecje.
Ushtrimi-meditimi: Krijimi i mbrojtjësit energjetik nga sulmet negative, si nga etnitetet negative ashtu edhe nga njerëzit negativ.
Me këtë mbrojtës energjetik Udhëtimi i Shpirtit përfundon. Dhe ju jeni gati të përdorni fuqinë e shpirtit tuaj dhe të ndriçoni dritën tuaj.
Ora 16:00: Përfundon Retreati.
Price Based Country test mode enabled for testing Gjermani. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari