Ka një vend ku heshtja flet.
Ku ajri është më i pastër, qielli më i hapur dhe zemra më e lirë.
Një vend ku koha ngadalësohet dhe gjithçka rreth teje të fton të ndalesh, të marrësh frymë thellë dhe të dëgjosh atë zë të brendshëm që shpesh e mbysim mes zhurmës së përditshmërisë.
Ky retreat është më shumë se pushim.
Është një ftesë për t’u kthyer tek vetja, për të çliruar emocionet e paprekura, për të gjetur qetësinë në shpirt dhe për të rizbuluar pasurinë që ke brenda teje.
Në zemër të Rugovës,
të rrethuar nga bukuria e natyrës së paprekur, do të hapim një hapësirë të sigurt dhe të shenjtë.
Do të meditojmë, do të shkruajmë, do të reflektojmë, do të qajmë nëse ka për të qarë, dhe do të qeshim me gëzimin e shpirtit të liruar.
Do të jemi bashkë në një rrugëtim të thellë — secili me veten, por të mbështetur nga një komunitet që ndjen njësoj.
Ky nuk është thjesht një udhëtim… është një kthim në shtëpi.
Një kthim në paqe, në pranimin e plotë të vetes dhe në dashurinë që buron nga brenda.
🧘♀️ Meditime të udhëhequra
Përjetoni meditime të qeta në natyrë, të udhëhequra me dashuri dhe përkujdesje.
Çdo seancë është dizajnuar për të hapur zemrën, qetësuar mendjen dhe lidhur thellë me qenien tuaj të brendshme.
🧠 Ushtrime mendore dhe reflektim
Ushtrime praktike dhe intuitive që ndihmojnë në çlirimin emocional, thellimin e vetëdijes dhe ndërtimin e qartësisë mendore.
Një udhëtim i vërtetë për të kuptuar mendimet e tua dhe për t’i kthyer në aleatë të shpirtit.
🏡 Fjetje për 2 netë në vila druri
Akomodim i rehatshëm në Boge, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të Rugovës.
Ambienti i qetë dhe i ngrohtë është pjesë e përvojës, duke ju mundësuar një pushim të plotë dhe rilindje të brendshme.
❌ Ushqimi dhe transporti nuk përfshihen
Për fleksibilitet të plotë dhe për t’ju lënë të lirë të zgjidhni sipas nevojave tuaja personale, ushqimi dhe transporti organizohen nga pjesëmarrësit individualisht.
Në afërsi ka mundësi të ndryshme ushqimi për të gjitha preferencat. Por keni mundësi edhe të gatuani vetë.
📍 Vendndodhja: Një pikënisje në një fshat pranë Bjeshkëve të Nemuna. Të mirëpresim në Bogë, në zemër të natyrës.
Pasi të jemi sistemuar në hapësirat e akomodimit dhe kemi marrë frymë thellë në ajrin e freskët malor, do të mblidhemi për një ritual hapjeje dhe meditim të udhëhequr.
Ky moment është për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për të hyrë me vetëdije në energjinë e këtij udhëtimi shpirtëror.
🔹 Rituali i fillimit: Qëllimi i udhëtimit – të lirojmë veten nga faji, të kërkojmë falje dhe të rigjejmë paqen.
🔹 Meditim dhe frymëmarrje e thellë në natyrë për të lënë pas barrat e përditshme.
📍 Vendndodhja: Një rrugëtim drejt një vendi të shenjtë në Bjeshkë
🔹 Ecje në heshtje për të reflektuar mbi gabimet e së kaluarës.
🔹 Shkrimi i mëkateve ose ndjenjave të fajit në një copë letër dhe djegia e tyre si simbol i çlirimit.
🔹 Lutje dhe meditim për të kërkuar falje nga Zoti dhe nga vetja jonë.
Ushtrime shpirtërore & lidhje me natyrën
Kjo është dita më e thellë dhe transformuese e retreatit.
Do të përfshiheni në ushtrime mendore dhe emocionale, që të ndihmojnë të qartësoni mendjen, të liroheni nga barrat e së shkuarës dhe të forconi lidhjen me veten.
Përmes meditimit, ecjes së ndërgjegjshme në natyrë dhe reflektimeve të drejtuara, do të rilidheni me trupin, mendjen dhe shpirtin në mënyrë të plotë.
📍 Vendndodhja: Një lëndinë e qetë ose pranë një uji të pastër
🔹 Rituali i faljes kolektive – të gjithë së bashku luten dhe ndajnë përvojën e tyre.
🔹 Bekimi nga natyra: Përdorimi i ujit për të simbolizuar rilindjen shpirtërore.
🔹 Festimi i shpirtit të lirë – këndime, falënderime dhe ndarje e mirësisë mes pjesëmarrësve.
– Mbyllje dhe reflektim
Ditën e fundit do t’ia kushtojmë mbledhjes së përvojës së përbashkët dhe të brendshme.
Do të kemi një meditim mbyllës, një reflektim të udhëhequr dhe një ndarje të bukur mes pjesëmarrësve.
Do të largoheni me zemrën më të lehtë, me qartësi të re dhe me një ndjesi thellësisht të bukur rilidhjeje me veten.
🌟 Mimoza & Avni Thaçi – Nga errësira drejt dritës
Mimoza dhe Avni Thaçi janë një çift me një rrugëtim jetësor të pasur dhe transformues, të mbushur me përvoja, sfida, dhe një zgjedhje të vetëdijshme për të jetuar me dritë, dashuri dhe bollëk.
Gjatë këtyre 3 ditëve të retreatit, do të keni mundësinë të mësoni nga urtësia dhe përvoja e tyre jetësore. Ajo që ata ndajnë nuk është vetëm njohuri – është energji, vetëdije dhe çlirim i plotë shpirtëror.
Do të përjetoni një zbrazje të thellë nga e kaluara, një ndjesi lehtësimi dhe çlirimi të emocioneve të ngujuara ndër vite. Por jo vetëm kaq – do të hapni hapësirën për rindërtimin e një të ardhmeje të mbushur me mrekulli, që ju e krijoni me vetëdije të re.
💼 Kush janë Mimoza & Avni Thaçi?
Janë ndërmarrës të suksesshëm që jetojnë dhe veprojnë në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Së bashku me fëmijët e tyre, udhëheqin kompaninë Sun and Stars®
✨ Pse u krijua Akademia Iam Power®?
Jeta i çoi drejt një humne të thellë shpirtërore, një errësirë që shumë njerëz nuk arrijnë ta përballojnë. Por ata ia dolën – sepse në rrugën e tyre u shfaqën informacione që njihen vetëm nga elita botërore, njohuri që transformojnë jetën nga themeli.
Ata vendosën që këtë dritë, këtë të vërtetë dhe këtë fuqi të brendshme, ta ndajnë me ju – me përzemërsi, me përulësi dhe me dashuri.
Price Based Country test mode enabled for testing Germany. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari