Doni të flisni si një ekspert manifestimi, dhe çdo gjë që flisni të shëndrohet në arr?
“SI TË FLISNI QË TË PAGUHENI MË SHUMË PËR EKSPERTIZËN TUAJ, DHE TË RISNI IMPAKTIN DHE INFLUENCËN TUAJ...”
#BONUSI 1 DEKLARONI FUQINË TUAJ
“DEKLARONI FUQINE TUAJ”
– Ushtrime te lirimit te Fuqise suaj cdo dite
– Heqje te negativitetit dhe rezistences
– Lironi traumat e se kaluares
– Limitimet e fshehura nuk ju lejojne te keni, jeni dhe beheni ajo qe ju doni. Lirohuni nga keto tani.
𝐉𝐮 𝐟𝐭𝐨𝐣 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐧𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦.
Trajnimi 80 ditor i Bollëkut, material, shpirteror dhe shendetesor. ” Deklaroni Fuqine Tuaj”
Çdo 10 ditë- WEBINAR ONLINE
Nga studimet dhe kërkimet e fundit Mimoza Thaqi gjeti disa informacione të fuqishme të cilat ajo beson se nëse i praktikoni çdo ditë në 80 ditët e ardhëshme do të ju Lirojnë plotësisht nga Limitimet e së Kaluarës dhe të jetuarit Potencialin tuaj të Plotë.
MAGJIA E TË FOLURIT POZITIV!
“Dashuria ime për ju, Asnjëherë nuk përfundon”
Autore: Mimoza Thaqi
Nëse ju keni kërkuar për një magji e cila do të transformojë jetën tuaj atëherë konsideroni që kapitujt e këtij libri ti mjeshtroni.
I gjithë libri është I fokusuar vetëm në një gjë që ju të ndiheni mirë dhe të mendoni mendime pozitive për jetën sepse mendimet janë sende dhe ato janë fara të krijimit.
Mos tejkaloni asnjë faqe të këtij libri, mos shpejtoni ta lexoni dhe pastaj ta harroni, por lexoni që të kuptoni, të keni një zgjim brenda jush, të keni momente të vetëdisimit të fuqisë së mendimeve tuaja dhe çfarë ato I bëjnë jetës suaj.
#BONUSI 2 AUDIO LIBRI "MAGJIA E TË FOLURIT POZITIV"
Në këtë libër do të ju shfaq “sekretin” e të gjitha kohërave, prandaj mos e merrni thjeshtësinë me të cilën është shkruar ky libër si diçka e cila duhet anashkaluar, sepse suksesi I transformimit tuaj qëndron pikërisht në gjërat e thjeshta, të cilat nuk duhet ti marrim si të lehta!
Të dashur nëse me këtë libër ju njiheni me mua për herë të parë dhe doni të gjeni “sekretin” e gjithë “sekreteve në jetë”, apo nëse më keni ndjekur edhe më parë dhe akoma se keni kuptuar “sekretin” që unë kohë pas kohe e shfaq edhe në rrjetet e mia sociale, atëherë pregaditu që tani në këtë moment ta kuptosh këtë “sekret”.
Por para se ta kuptosh këtë sekret dua të jesh I gatshëm, I hapur dhe I vëmendshëm që të mos e tejkalosh këtë që do ta lexosh në vijim, sepse në këtë formë ti do të hudhësh poshtë çdo gjë që lexove deri tani, çdo gjë që ti ke krijuar në jetën tënde po me këtë “sekret”, çdo gjë që shikon, ndjen, dëgjon, lexon, percepton ti e krijove po me këtë “sekret”.
E PSE JU TREGOJ UNË KËTË SEKRET?
- Sepse ju dua shumë
- Sepse misioni im në këtë Planet është të jua tregoj këtë sekret
- Sepse dua të sigurohem se ju do ta përdorni këtë sekret.
- Sepse dua që ju të jetoni të lumtur
- Sepse dua që ju të keni çdo gjë që ju dëshironi
- Sepse dua që ju të përdorni magjinë e TË FOLURIT pozitiv
- Sepse ju jeni shëmbëlltyrë e Zotit
BLEJ LIBRIN
ÇMIMI 12.79 €
FITONI AUDIO LIBRIN FALAS
Për suport teknik lidhur me Audiot e librit Magjia e të Folurit Pozitiv, na shkruani në nr: WhatsApp dhe Viber 00355676533556, ose në email: info@iampower.al
Kritika vlerësuese për librin e Mimoza Thaqit,
“MAGJIA E TË FOLURIT POZITIV”
Nga z. Behgjet Pacolli, ish President i R. së Kosovës, Ndërrmarës, Filantrop.
Njerëzit të cilët punojnë shumë, veçohen nga të tjerët, duke filluar nga sjelljet e tyre dhe deri tek mënyra (shumë më njerëzore) e komunikimit të tyre me të tjerët.
Këta njerëz punëtor dhe të veçant, i përcjell pothuajse gjithmonë kreativiteti, sinqeriteti dhe energjija pozitive.
Mund ta them me plot bindje se njëra nga këta persona të veçant është vetë Mimoza, autorja e këtij libri të mrekullueshëm. Energjia pozitive e shpirtit të saj, sjelljet e saja miqësore, dashuria dhe guximi për të vepruar, e bëjnë Mimozën një zonjë të veçant, të dashur, kreative dhe të suksesshme.
Mimoza është person motivues me ndikim masovik. Ky ndikim motivues vjen në mënyrë spontane, në formë frymëzimi, me gjenezë nga shpirti i pastër i saj, nga rrezatimi i përhershëm i energjisë pozitive dhe mënyrës humane të komunikimit me të tjerët.
Njerëzit të cilët e takojnë Mimozën për herë të parë, ata do të impresionohen shumë shpejt nga energjia rrezatuese e saj dhe e kanë të vështirë të largohen nga ajo.
Mimoza me prezencën e saj krijon ambient miqësor dhe me paraqitjet e saja emocionale, tek njerëzit e përqendruar rreth saj, ndikon drejtpërsëdrejti në disponimin e tyre. Me paraqitjet e saja motivuese para masës së njerëzve, Mimoza ndikon pozitivisht, ajo arrin të motivoj në mënyrë konstante, që ti të krijosh parakushte për veprime psikiko-emocionale dhe veprime faktike për krijimin e mundësive për arritjen e një standardi me të mirë jetësor si dhe marrëdhënie kualitative me njerëzit dhe shoqërinë, pra ajo të motivon dhe të ndihmon në arritjen e asaj që quhet sukses.
Unë, me precizitet të lartë mund të dalloj njerëzit e entourazhit të Mimozës, gjegjësisht shoqatës I AM POWER (shoqatë e ideuar dhe e krijuar nga Mimoza).
Kjo vërehet së pari nga mënyra se si ai/ajo flasin për gjërat, për idetë për sfidat dhe jetën në përgjithësi. Sigurisht, personat e “afektur” nga Mimoza, janë persona mendjehapur, dashamirës, kreativ dhe ajo që është me rëndësi, ata nuk bashkëjetojnë me të keqen, nuk janë persona të frustruar, ata janë shpirtbardhë dhe të sinqertë, janë kreativ, me plot ide dhe kanë dëshirën e zjarrtë dhe guximin për të vepruar.
Zonja Mimoza Thaqi, ne Librin “Magjia e të Folurit Pozitiv ” të cilën e ka sjellë për ne, është një thesar i çmuar të cilin duhet ta lexoj çdo kush që e dëshiron suksesin.
Ky libër është një udhëzues praktik për krijimin e parakushteve për një jetë më të mirë dhe më të begatë per ata që i praktikojnë mësimet dhe rakomandimet e vendosura brenda tij.
Për të përfunduar atë që Mimoza e meriton të thuhet, edhe disa rakomandime…
Jo të gjithë janë të vetëdijshëm për fuqinë e fjalëve dhe jo të gjithë (nga moskujdesi) përdorin fjalët e duhura në vendin e duhur.
Besoj se të gjithë biem dakord që shumë shpesh kemi humbur miqësi apo marrëveshje biznesi për shkak të ngutisë, për shkak të mosgjetjes dhe mospërdorimit të fjalëve të duhura apo mënyrës jo të duhur për të komunikuar me njerëzit ose për t’i komunikuar idetë, dëshirat dhe kërkesat tona.
Fjalët janë të fuqishme, ato që kanë kuptim pozitiv, që rrjedhin nga emocionet inspiruese.
Gjatë rinisë sime, mua çdo herë më fliste gjyshi me dashuri dhe nëpërmes pothuajse të të njëjtave fjalë, më predikonte se çfarë suksesi do të arrij në jetën time.
Pikërisht, fjalët të cilat më thoshte gjyshi kishin ngjallur imagjinatën dhe një besim të jashtëzkonshëm në vetën time për jetën që doja ta krijoja.
Prandaj, ju them të jeni të kujdesshëm me fjalët, fjalët janë të lira, por përdorni ato si duhet, inspironi njerëz dhe shprehni dashuri nëpërmjet fjalëve, ato mund t’ju ndryshojnë jetën.
Gjithmonë mundohuni të mendoni pozitivisht për vetën tuaj dhe për njerëzit të cilët ju rrethojnë, mundohuni të flisni mirë, mundohuni që fjalët t’i përdoni vetëm kur keni për të thënë apo për të krijuar një vëpër të mirë. Dhe për fund, duajeni dhe vlerësojeni shumë njëri tjetrin, falënderojeni njëri tjetrin, sepse një person i vlerësuar, gjithmonë do të bëjë më shumë se sa që i është kërkuar.
Flisni fjalë të mira!
Behgjet Pacolli
Presidenti më i Mirë në Botë
Nga: Mensur Sherifi, sipërmarrës, kompania “Cea Con”- Tetovë
E dija dhe prisja por se kuptoja pse jo deri tani? E mendoja pse jo, pse Mimi nuk na e thotë të madhin sekretin e lumturisë dhe ja më në fund unë dhe shumë nga ju do kemi fatin që në duar të kemi çelësin e derës së blinduar që na mban vetëm disa milimetera larg të bukurës, të dashurës, pozitives dhe buzëqeshjes.
Po të kesh dhe ti fatin tim të kesh në dorë këtë libër të mrekullueshëm do kuptosh që pozitivja që mban Mimi në shpirt do të transmetohet tek ty që në rreshtat e parë të këtij udhëzuesi drejt rrugës së ndriçimit mendor.
Është mrekullia vetë, kështu që jam me fat që ky libër (udhëzues) është në duart e mia dhe nuk po ngopem duke lexuar e rilexuar.
Në këtë shekull kur errësira mbizotëron mbi ndriçimin, kur negativja është mbi pozitiven, kur dëshprimi mposht buzqëshjen, ky Udhëzues është dhurata më e mirë për të gjithë ato që duan që lumin e mendimeve negative ta kthejnë të rrjedhë nga e bukura, pozitivja, e shëndetshmja dhe gëzimi.
Jemi me fat që ju kemi.
Faleminderit për këtë dhuratë të mrekullueshme.
Mensur Sherifi, sipërmarrës, kompania “Cea Con”- Tetovë
Nga: Burbuqe Raufi, autore e librit besteseller “Fuqia e Mendimeve”
Po e mallkoni jetën tuaj, punën tuaj, të ardhmen tuaj? Por, a e dini që fjalët tuaja mund të bëhen realitet? Mimoza Thaqi në librin e saj “Magjia e të Folurit Pozitiv” na tregon fakte të vërteta se si fjalët mund të ndikojnë në jetën tonë sot dhe në të ardhmen.
Ky libër i shkurtër përmban një mesazh të fuqishëm që mund të ndryshojë vërtet jetën tuaj. Ajo flet për fuqinë e fjalëve tona dhe se si ato ndihmojnë ose pengojnë që të arrijmë drejt qëllimeve tona. Nëse flisni vazhdimisht negativisht, kjo bëhet një profeci vetë-krijuese.
Pra, lexoni këtë libër me idenë se ajo që flisni/mendoni është ajo që bëheni. Ky libër shërben si një kujtesë e shkëlqyeshme për të thënë fjalë pozitive, të dashura për veten dhe për ata që takojmë.
Fjalët drejtojnë rrugën tonë.
Burbuqe Raufi, autore e librit besteseller “Fuqia e Mendimeve”
Nga: Mimoza Muja
Antare në I Am Power, Akademia e Suksesit
Faleminderit shumë që ke bërë së bashku një libër kryevepër. Faleminderit që në mënyrë aq të sinqertë tregon përvojën tënde personale dhe pastaj pa asnjë hezitim ndanë me ne mjetet të cilat të kanë dërguar të jetosh në harmoni me vetën tënde së pari, pastaj të kesh harmoni familjare, biznese profitabile dhe më shumë. Të them të drejtën mezi prisja t’a lexoja, dhe jam shumë e nderuar që pata nderin ta kem në duar këtë libër para të gjithë të tjerëve. Nga përvoja e di se Mimoza nuk flet pa fakte dhe nuk bënë diçka pa fakte apo pa përvoja personale, ajo nuk të fut diku pa e futur vetën së pari dhe pa i parë rezultatet nga dora e parë. Ndërsa po lexoja këtë libër, ndjeja një etje të madhe për të lexuar më shumë, sa që s’mund të ndaloja dhe e lexova të gjithin me një të ulur. Më impresionoi mënyra sa në detaje Mimoza ka shtjelluar magjinë e të folurit pozitiv, një veprim (të folurit) që e bëjmë çdo ditë pothuajse të pavetëdijshëm për fjalët që nxjerrim nga goja, të pavetëdijshëm për dialogun e brendshëm që e zhvillojmë 24/7, të pavetëdijshëm për fjalët që ua themi të tjerëve. Gjatë leximit, më ka mbetur në kokë dhe e kam marr me vete, do ta ruaj fort dhe do ta aplikoj këshillën e saj “Mbani gjuhën prapa dhëmbëve dhe mendoni tre herë përpara se të nxjerrni nga goja gjuhën e mprehtë” dhe se “Njerëzit mund të harrojnë atë që thoni , por ata kurrë nuk mund të harrojnë se si i bëre të ndihen”.
Ky libër që mbani në duart tuaja ju mëson saktësisht si të përdorni fjalët tuaja për të krijuar jetën tuaj të ëndrrave, jetën që e keni dëshiruar gjithmonë, por që ndoshta e keni harruar, e keni lënë anash ngaqë keni lejuar që mendimet negative të futën në kokën tuaj. Ashtu siç e cekë edhe Mimoza, ky libër përfundimisht është një libër i cili nuk të bënë vetëm të mendosh, por të ofron teknikat dhe shkathtësitë e duhura të cilat duhet t’i aplikoni për të arritur atje ku dëshironi. Ju siguroj që në këtë moment, në duart tuaja ju po mbani një margaritar. Lexojeni dhe rilexojeni shumë herë këtë libër, praktikoni në përpikmëri udhëzimet dhe ushtrimet që janë aty dhe shihni magjinë të ndodhë në jetën tuaj!
Mimoza Muja
Antare në I Am Power, Akademia e Suksesit
15.07.2022
Entela Στέλλα
Po jemi te bekuar me Mimozen keta njerez kaq te Hyjnore dhe unike kaq madheshtore,,ndihem shum e lumtur dhe e bekuar qe mesoj nga nje Mentore si Mimoza eshte dashuri dhe Drite e vertete sepse e ndjen CDO fjale te saj direkt ne zemer ,dhe jeta jone mrekulli behet CDO sekonde me kete njohuri qe po marrim,,faleminderit ,faleminderit faleminderit Mimoza qe Egziston,