Nuk ke ardhur këtu rastësisht.

Ka një arsye pse gjithçka në jetën tënde të ka sjellë deri këtu.

Iam Power është hapësira ku mendja, zemra dhe realiteti yt riorganizohen. Jo motivim i shpejtë. Jo teori. Por një proces që të kthen te forca jote e vërtetë dhe të çon në rezultate të prekshme.

Kjo nuk është një metodë. Është një sistem i jetuar.

Iam Power nuk u krijua nga teori,

por nga përvoja reale: rënie, ringritje, prova dhe rezultate. Këtu nuk vjen për të marrë vetëm informacion. Vjen për të ndryshuar mënyrën si funksionon brenda teje. Ne punojmë me qartësi mendore, stabilitet emocional dhe riorganizim të brendshëm, në mënyrë që vendimet e tua të mos jenë më reagim, por drejtim.

RRUGA 1 • VIP Masterclass Iam Power

Fillimi ideal nëse do qartësi, stabilitet emocional dhe një strukturë që e mban jetën në rend. Çfarë fiton brenda Masterclass Qartësi dhe fokus, pa zhurmë mendore Stabilitet emocional dhe qetësi të brendshme Shkëputje nga modelet e vjetra që të mbajnë poshtë Një strukturë e qartë që e mban procesin gjallë

RRUGA 2 • VIP Retriti 3-Javor

Ky nuk është retreat për relaks. Është për ata që janë gati të mbyllin cikle, të lirojnë identitete të vjetra dhe të hyjnë në një version tjetër të vetes. 3 javë ku nuk konsumon përmbajtje. Por ndryshon frekuencë, riorganizon brendinë dhe vendos bazën e një jete që të përfaqëson. Kjo përvojë është e thellë. Hyr vetëm nëse je gati.

Iam Power nuk është për të gjithë.

Jo për ata që kërkojnë magji të shpejtë. Jo për ata që presin dikë tjetër t’ua rregullojë jetën. Por nëse je gati të ndryshosh realisht, kjo është hyrja.

Kur je gati, rruga hapet. Metoda jonë është testuar me mbi 10000 student, që nga viti 2014

Rated 5 out of 5
“Kam ardhur në Danimarkë si shumë emigrantë të tjerë, duke punuar punë pastrimi. Nuk kisha kapital, nuk kisha rrjet, nuk kisha siguri. Kisha vetëm nevojën për të ecur përpara. Në atë kohë u njoha me Iam Power. Nuk kam pasur gjithmonë para për të paguar kurset. Ka pasur momente kur realisht nuk dija si do t’ia bëja. Por unë mësova. Dëgjova. U futa në proces edhe kur ishte e vështirë. Ajo që mora nuk ishte thjesht informacion. Ishte mënyra si të mendoj, si të organizoj veten, si të marr vendime pa panik dhe pa frikë. Gradualisht fillova të ndërtoj diçka timen. Sot kam kompaninë time në Danimarkë dhe puna ka ardhur në atë pikë sa shpesh them: ‘Nuk e di çfarë bëni ju të tjerët, por unë nuk di çfarë të bëj më parë nga punët që më vijnë.’ Unë nuk jam ndonjë rast i veçantë. Thjesht nuk u ndala. Dhe ajo që mësova në Iam Power më ndihmoi të kaloj nga mbijetesa te drejtimi. Sot sfida ime nuk është mungesa, por menaxhimi i bollëkut.”
Shpëtim Taipi – Danimarkë
Rated 5 out of 5
Është e mahnitshme të shohësh fuqinë transformuese që ofron Paketa 1! Çdo ditë, njerëz që dikur luftonin me depresionin, ankthin dhe sfidat në marrëdhënie, tani po gjejnë qetësi, forcë dhe harmoni përmes kësaj pakete. Me pjesëmarrjen dy herë në javë në webinare live me mentoren e mrekullueshme Mimoza Thaçi dhe grupin mbështetës, puna është konkrete dhe e drejtpërdrejtë – aty ku ndryshimi ndodh në moment. Dhe ajo që e bën këtë paketë edhe më të veçantë është se, me vendimin për t’u bashkuar, ju përfitoni automatikisht gjithë trajnimet e Paketës 1, një pasuri e paçmueshme që ju fuqizon të ndërtoni një jetë më të mirë në çdo drejtim. Ky është shumë më shumë sesa një trajnim – është një portë drejt shërimit, rritjes dhe suksesit personal.Andaj gjithe juve qe vetja juaj e mbrenshme ju udhëzojë deri ketu ta lexoni këtë mesazh ju ftoj ta hidhni hapin sot, dhe bëhuni pjesë e këtij transformimi të mrekullueshëm. Jeta juaj pret të lulëzojë❤️
Leonora Beqa- Francë
Rated 5 out of 5
Çdo trajnim është një thesar në këtë akademi dhe Paketa 1 është vërtet multidimensionale. Ka aq shumë dije dhe mësime praktike për të punuar me veten, saqë e vetmja gjë që na duhet është t’i ndjekim hap pas hapi. Është e mrekullueshme të shohësh njerëz që shërojnë çdo plagë të tyrën falë këtyre mësimeve dhe fillojnë të ecin me më shumë qartësi dhe besim në jetë. Falë seminarit në Tiranë, unë sot po ec me siguri drejt biznesit tim të ri, të lidhur me teknologjinë dhe një të ardhme krejt të re për mua. Faleminderit pafund, Mimoza, për gjithçka që na jep dhe për mënyrën si na udhëheq drejt vetes sonë më të fortë..
Angjelina Qoqaj- Italy

© 2021 All Rights Reserved.

SHKARKONI LIBRAT FALAS

Gati për të shkruar kapitullin tënd të ri?
Regjistrohu sot dhe bëhu pjesë e komunitetit që mbështet, fuqizon dhe frymëzon çdo ditë.

“Në anën tjetër të murit të supozimeve qëndron burimi i mundësive.” Mimoza Thaqi.

Frymëzimi nuk mbaron këtu – na ndiq për mësime, energji dhe dritë çdo ditë.

Juve ju nevojitet trajnimi jonë profesional

Gjithçka që do t'ju them është e vërteta. Por mos e merrni fjalën time për të. Provoje vetë. Unë nuk do - dhe nuk mundem - t'ju provoj asgjë. Barra e dëshmia qëndron vetëm tek ju. E tëra çfarë mund të bëj është të paraqes faktet.

Mimoza thaqi
Mimoza Thaqi— Founder & CEO.

JU TANI PO MBANI Në DORËN TUAJ informacion që mund të ndryshojë jetën tënde. Formatimi nuk është asgjë e veçantë për tu parë, por ajo që kanë për të thënë këto e-faqe janë monumentale.

Informacioni i përfshirë këtu mund të jetë më i rëndësishmi që keni pasur ndonjëherë. Që nga ky moment, siguria e plotë dhe e përhershme financiare është e juaja nëse ju e doni atë Pavarësisht se kush jeni, pavarësisht se çfarë keni përjetuar, pa marrë parasysh se çfarë aftësish zotëroni (ose mungojnë), tani mund të liroheni nga
shqetësimet për paratë, për biznesin, për shëndetin përgjithmonë. Nëse ndiqni këto udhëzime, ëndrrat tuaja do të vijnë vërtetë!

Kam diçka për t’ju thënë – një sekret. Se çfarë bëni me këtë sekret varet nga ju. Nëse e injoroni, jeta juaj do të vazhdojë si gjithmonë. Nëse veproni sipas tij, jeta juaj do të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë dramatike. Sot do të jetë agimi i një dite të re për ju, dita e parë e jetës suaj të re. Ju do të hyni në një vetëdije të re, një që është i lirë nga shqetësimi. Asnjëherë më nuk do të keni nevojë të shqetësoheni për veten ose paratë; ju do të keni gjithçka që dëshironi, kur të doni. Apo perspektiva dhe liria financiare tingëllon tërheqëse për ju? Epo, miku im, po troket dera juaj ndërsa e lexoni këtë.

Industry Partners

JENI VETËM NJË HAP DREJT NDRYSHIMIT TË JETËS SUAJ. NA KONTAKTONI PËR PYETJE APO INFORMACIONE.

Kontaktoni në:

  • info@iampower.al
  • Tel: +38976432315
  • Tel: +38975305999
  • Adresa: Rr. Gostivarit nr 37, Tetovë, RVM.
  • Punojmë nga e hëna deri t premten.
  • Orari 08:00- 17:00

E gjithë përmbajtja e publikuar në iampower.al, përfshirë tekstin, grafikat, logot, imazhet, dhe materialet e tjera, është pronë intelektuale e iampower.al ose e kontribuuesve të saj dhe është e mbrojtur nga ligjet përkatëse të të drejtave të autorit.

Shkollimi dhe çertifikimi i Mimoza dhe Avni Thaqit

Price Based Country test mode enabled for testing Gjermani. You should do tests on private browsing mode. Browse in private with Firefox, Chrome and Safari